Kosova30 Dhjetor 2022, 13:55

Holanda paralajmëron për rrezik qytetarët e saj: Mos udhëtoni në veri të Kosovës

Shkruar nga Pamfleti
Holanda paralajmëron për rrezik qytetarët e saj: Mos

Ministria e Punëve të Jashtme e Holandës i ka paralajmëruar qytetarët e saj për rrezikun aktual në veri të Kosovës.

Edhe pas heqjes së barrikadave, kjo zonë ka marrë ngjyrë të portokalltë e që paraqet një nivel më të madh rreziku në rast se vizitohet.

“Për shkak të tensioneve të rritura në veri të Kosovës (Leposaviq, Zubin Potok, Zveçan dhe veri të qytetit të Mitrovicës), kodi i ngjyrës i kësaj zone ndryshon nga e verdha në të portokalltë”, ka thënë ministria sipas mediumit holandez “Travelpro”.

Më tej është kërkuar që në veri të Kosovës të udhëtohet vetëm nëse është e domosdoshme.

“Nuk është sigurt që të shkohet për pushime në zonat e portokallta. Shkoni vetëm nëse është e domosdoshme. Për shembull për vizita familjare në raste të vdekjes, sëmundjes së rëndë ose aksidenteve. Ose nëse duhet të jeni atje me punë”, thuhet në këtë njoftim.

Qeveria holandeze po ashtu u ka thënë qytetarëve të tyre se ata mund të shkojnë sipas qejfit në këtë zonë, porse do të pranojnë më pak ndihmë në rast se u ndodh diçka.

Prishtine Holanda tensionet ne veri te kosoves veriu i Kosovës

Kosova