Aktualitet16 Maj 2019, 12:00

Homazhet për major Tanushin, momenti prekës kur fëmijët i japin lamtumirën e fundit babait (Video)

Shkruar nga Pamfleti
Homazhet për major Tanushin, momenti prekës kur fëmijët i

Homazhet për major Tanushin, momenti prekës kur fëmijët i japin lamtumirën e fundit babait (Video)

Ditën e sotme po mbahen homazhe në nder të majorit Klodian Tanushi . Ato po zhvillohen në mjediset e Muzeut Historik Kombëtar në Tiranë, ku kanë marrë pjesë figura të rëndësishme të politikës dhe shtetit shqiptar.

Në nder të komandantit të kontigjentit shqiptar në Letoni sot është shpallur ditë zie kombëtare. Në në të gjitha institucionet publike e private, flamuri kombëtar do të ulet në gjysmështizë.

Pas homazheve, po në mjediset e Muzeut, do të mbahet ceremonia shtetërore në nder të major Klodian Tanushit, përpara se arkivoli i mbuluar me flamurin kombëtar  të përcillet në Varrezat e Dëshmorëve.

Të pranishëm janë figura të njohra politke, familjarë dhe kolegë. Gjithashtu të pranishëm janë edhe dy fëmijët e major Tanushit, të cilën i japin lamtumirën e fundit.

 

Aktualitet