Showbiz11 Shtator 2019, 08:30

Horoskopi ditor, e mërkurë 11 shtator 2019

Shkruar nga Pamfleti
Horoskopi ditor, e mërkurë 11 shtator 2019

Nga puna deri tek dashuria, ja çfarë surprizash ka rezervuar horoskopi për sot

Dashi

Jeni aq shumë të impenjuar saqë ju duket se edhe për gjërat më të vogla të gjithë t’ju drejtohen juve. Duhet të dini të ruani qetësinë dhe të veproni pa u nervozuar. Zhvillime të reja në fushën sentimentale.

Demi

Yjet ju premtojnë ndryshime, ndërsa rrethanat do të jenë të tilla që mund t’ju krijohet mundësia për të  ndërmarrë veprime që do të shënojnë një kthesë rrënjësore në jetën tuaj, mos humbni kohë.

Binjakët

Sa më shumë të ruani qetësinë, aq më shumë shanse do të keni për të dalë nga një situatë e vështirë pa shumë “humbje”  Hëna luhatëse në shenjë bën që humori juaj të jetë i alternueshëm. Mirë shëndeti.

Gaforrja

Sot duket se i merrni gjërat me filozofi dhe jeni të prirur të pëlqeni çka është e thjeshtë e lehtë për të arritur, pa e vrarë shumë mendjen e, për më tepër, pa shpenzuar shumë energji. Por nuk duhet të shpenzoni shumë para.

Luani

Vitaliteti juaj duket se ka pësuar një rënie të lehtë dhe kjo për shkak të Merkurit dhe Marsit që janë në një orbitë jo shumë të favorshme. Megjithatë, nuk përjashtohen momente magjikë në planin sentimental.

Virgjëresha

Me Uranin agresiv në shenjë sot do t’ju duhet të shpalosni gjithë forcën tuaj të vullnetit, për ti bërë ballë një dite shumë të lodhshme e stresuese. Mundohuni të krijoni situata relaksi për veten.

Peshorja

Me Marsin në ”opozitë”  sigurisht që nuk do ta keni aspak të lehtë të arrini objektivat tuaja, por mos harroni se zgjedhjet janë personale dhe pikërisht këtu duhet të tregoheni shumë të matur. Mundohuni të jeni më tolerantë.

Akrepi

Qielli në përgjithësi duket i ”qetë” dhe me gjithë ndikimin jom aq pozitiv të Hënës, dita pritet të jetë shumë e mirë. ”Era” e favorshme e Uranit bën që ta keni shumë më të lehtë të ecni në drejtimin që doni.

Shigjetari

Duhet të tregoni kujdes, sepse sot janë një sërë yjesh që e komplikojnë ecurinë e aktivitetit tuaj, ndërkohë që në planin sentimental sot do të jeni vërtet brilantë. Mund të fitoni një zemër të re.

Bricjapi

Edhe për të lindurit e kësaj shenje, situata planetare duket disi e paqartë, sepse Dielli dhe merkuri janë në disharmoni dhe në një pozicion aspak të favorshëm. Ju duhet shumë ndihma e një njeriu me peshë.

Ujori

Jeni disi në ankth dhe kjo mund të komprometojë në një farë mënyre punën tuaj, por mos u shqetësoni se ”lajmet e mira” janë pas dere. Pjesa e dytë e ditës pritet të jetë me takime intensive në planin ndërpersonal.

Peshqit

Me hyrjen në shenjë të Uranit të favorshëm duhet të bëni përpjekjet maksimale për të dalë nga një qerthull që ju lidh me të kaluarën e afërt.. Nga ana tjetër, Marsi ju ofron energji të reja për të përballuar ngarkesat emocionale.

Horoskopi horoskopi