Kush ka lindur në mars, të bëhet gati për një situatë ‘intriguese’. Kush ka lindur në prill, duhet të qëndrojë larg nga situatat e komplikuara.
Përsa i përket punës, të lindurit e prillit, duhet të ruhen nga dikush. Ndërsa nëse keni lindur në mars, situata profesionale do jetë më e qetë dhe e menaxhueshme.
Fati do vijë bujar për të lindurit e dhjetëditëshit të parë, ndërsa për të tjerët do duhet të presin edhe pak. Këtë periudhë jeni pak në ankth. Përpiquni të gjeni pak qetësi, qoftë edhe tek gjërat e vogla.
DEMI
Deri të premten e ardhshme do jeni të favorizuar në çështjet e zemrës. Ndaj nxirrni në pah sharmin tuaj të pamohueshëm. Do keni sukses dhe shumë njerëy do tregojnë interes për ju. Puna është në një moment të mirë. Duhet të jeni më të organizuar dhe kolegët do ju vlerësojnë më shumë. Fati do jetë me ‘bereqet’ për të gjithë javën. Përpiquni të përfitoni. Jini më të pranishëm në gjithçka bëni.
BINJAKËT
Për të gjithë javën do keni një periudhë të artë në aspektin sentimental. Kush është në çift, do rijetojë pasionin e një herë e një kohe dhe ata që janë single, do kenë takime të shkëlqyera. Puna, për të lindurit e dekadës së parë do ketë vënie në punë të disa projekteve që kishin hartuar prej kohësh. Përpiquni të jeni më aktivë, për të mos u zënë në befasi nga mundësitë. Fati është duke ardhur: hapni dyert dhe lëreni të hyjë në jetën tuaj. Shfrytëzoni më shumë mundësitë që ju prezantohen.
GAFORRJA
Edhe pse bëhet fjalë për një process të ngadaltë, diçka po ndodh për ju që jeni çift. Falë sforcimeve tuaja dhe të partnerit/es po kaloni një krizë të gjatë dhe të keqe. Në punë, falë buzëqeshjes do arrini rezultate të shkëlqyera. E keni provuar më parë dhe tani po korrni frytet e diplomacisë suaj. Fati do ende kohë të jetë në anën tuaj, por rrini të qetë se do vijë. Këshilla e vetme, është ajo që duhet të rigjeni formën fizike.
LUANI
Për të rigjetur qetësi dhe harmoni në çift, duhet të prisni deri të premten. Ndërkohë, mos bëni kokëfortin/en dhe evitoni diskutimet e kota. Në punë nuk keni ç’të bëni këtë periudhë. Mund të përfitoni për të sqaruar idtë. Fati është më pak bujar me të lindurit në fund të korrikut. Përqëendrohuni në përballimin e vështirësive që do ju paraqiten.
VIRGJËRESHA
Për ata që janë single prej kohësh, mund të kenë mundësi të shkëlqyera takimesh me fat. Kush ka një marrëdhënie të qendrueshme, po jeton një momet të mirë stabiliteti. Në aspektin profesional, keni pengesa, por asgjë nuk është e pazgjidhjeshme. Mjafton pak durim. Fati do vijë me shumicë për të lindurit e dhjetëditëshit të dytë dhe të tretë. Me kova për të tjerët.
PESHORJA
Në fund të kësaj jave, çështjet e dashurisë do qetësohen dhe do ju dhurojnë gëzim dhe qetësi. Kini më shumë kujdes për veten. Ata që kanë lindur dhjetëditëshin e parë mund të kenë mundësinë të nisin projekte të reja në punë. Tregohuni të sigurtë në vetvete dhe të vendosur. Rezultatet do vijnë. Kush ka lindur në fund të shtatorit, fillim të tetorit, do marrë dhurata, të tjerët më pak. Përpiquni të qetësoheni, sepse stresi nuk ndihmon.
AKREPI
Deri të premten do keni tensioned he vështirësi. Ky nuk është një moment i mirë në dashuri. Jeni nervozë (sidomos të lindurit në fund të tetorit) dhe ankthiozë dhe rrezikoni të ktheni çdo gjë përmbys në jetën në çift. Ankth do kenë edhe ata që janë single. Në fushën profesionale gjërat shkojnë më mirë. Kini besim në aftësitë tuaja dhe do shihni se shpejt ose vonë do dilni fitues. Fati do puthë me pasion të lindurit në nëntor. Me të tjerët më pak bujar. Bëni aktivitet fizik, edhe në shtëpi, ju gjenerojnë dhe do jeni më pak të stresuar.
SHIGJETARI
Deri të premten, marrëdhëniet në çift dhe ato të beqarëve me simpatizantët, funksionojnë mëse mirë. Më pas situata do komplikohet. E rëndësishme është të mos humbisni qetësinë dhe të mbaheni të fortë. Në punë duhen nerva të qeta për të kaluar një moment të vështirë. Fati ju buzëqesh në lojra, por jo në dashuri. Kujdesuni edhe për detajet më të vogla.
BRICJAPI
Në dashuri gjithçka rrjedh ‘vaj’ për të gjithë: kush është në çift jeton moment qetësie dhe ata që janë single, janë të qetë. Gjërat shkojnë mirë për të lindurit në janar. Në punë shpejt do keni mundësinë të shprehni sa më mirë potencialin tuaj. Përfitoni për të prezantuar ide dhe projekte të reja. Do shihni që do ketë sukses! Fati do vijë në maj të gishtave dhe sjell dritë pas një periudhe shumë të vështirë. Mos jini dyshues…është momenti juaj!
UJORI
Në dashuri, gëzimet dhe dhimbjet alternohen për të lindurit në fund të janarit. Është e dukshme që në marrëdhënien tuaj në çift, ka nevojë për të ndryshuar diçka, për të menaxhuar më racionalisht emocionet. Në punë, momente ngadalësie sidomos për të lindurit e dhjetëditëshit të parë. Fati është kthyer nga ana tjetër. Ju leverdis t’ia dilni vetë, pa pritur nga fati i mirë. Zgjidhni mirë njerëzit me të cilët të keni kofidencë.
PESHQIT
Që të premten, situata me partnerin ka gjetur qetësi dhe ekuilibër, ndaj evitoni diskutimet e kota. Vetëm kështu do përmirësohen gjërat. Në punë nuk duhet të dorëzoheni. Përfitoni për t’u përmirësuar. Kështu do jeni gati për t’ia rifilluar. Fati do vijë dalëngadalë edhe për ju. Mos u dorëzoni. Durimi është viryti i të fortëve: përsëriteni si një mantra dhe gjithçka do shkojë mirë. /Përshtatur nga Pamfleti