Showbiz22 Maj 2018, 07:18

Horoskopi për ditën e sotme, 22.05.2018

Shkruar nga Pamfleti
Horoskopi për ditën e sotme, 22.05.2018

Horoskopi për ditën e sotme, 22.05.2018

Dashi

Hëna është dembele sot përkundër Plutonit që ju ka në vëmendje. Partnerin do ta keni shumë të dashur, por sot edhe kujdesi që do t’ju tregojë, do t’ju bezdisë. Qëndrueshmëria fizike dhe gjallëria mendore varen edhe nga ajo që hani, kujdesuni për dietën.

Demi

Do të jeni me miq dashamirës dhe përkrahës, me të cilët do të vendosni të organizoni një aktivitet të bukur. Mes artit dhe natyrës është edhe më e lehtë të bashkëpunosh. Shpenzime të paparashikuara në punë, kompjuteri dhe printeri kanë nevojë për ndërhyrjen e një tekniku.

Binjakët

Miqtë tuaj qiellorë janë Jupiteri dhe Urani, të cilët megjithatë grinden mes tyre. Neptuni dhe Mërkuri ju krijojnë ndërlikime. Duke e pasur të vështirë të kuptoni se kush jeni dhe çfarë doni në të vërtetë, e keni të vështirë të mbani në kontroll emocionet.

Gaforrja

Dielli dhe Neptuni po ju përkëdhelin, të mbështetur së tepërmi nga Hëna, e cila u jep qëndrueshmëri ëndrrave të juaja. Zgjohuni, është ende ditë pune, dhe puna po ju thërret! Për t’ia kaluar mirë, duhet të prisni të përfundoni detyrat.

Luani

Të ndikuar nga tërheqja e Hënës, keni shumë dëshira, por të gjitha duken se nuk mund të arrihen në një kohë të shkurtër dhe juve nuk ju pëlqen të prisni. Puna është e lodhshme, por ngushëlluese. Duke mos u ndalur së kërkuari, në horizont do t’ju shfaqet një dritëz.

Virgjëresha

Hëna miqësore në bashkëpunim me Plutonin krijojnë situatën ideale për të bërë paqe me partnerin, nëse do të ishte e nevojshme dhe të t’i ktheni përsëri buzëqeshjen njëri-tjetrin. Mërkuri dhe Neptuni kundra kërkojnë ndërkaq sqarime, është thelbësore të përballeni me të vërtetën.

Peshorja

Urani dhe Plutoni po ju shqetësojnë dhe nuk keni çfarë t’i bëni! Planetët e tjerë ruajnë paanshmërinë, por duke ju dhënë mbrojte në angazhimet tuaj. Pozicioni i Diellit, Merkurit dhe Neptunit do të ndikojnë pozitivisht në shëndetin tuaj.

Akrepi

Me fëmijët adoleshentë nuk ka nevojë të mbani fjalime të gjata, ata ju kuptojnë menjëherë, sepse po rriten me të vërtetë. Lexoni libra të mirë dhe do të keni shumë ide për të menduar, talenti krijues ka nevojë për ushqim.

Shigjetari

Është dita ideale për ata që kanë dëshirë të bëjnë punime, në shtëpi keni me të vërtetë shumë punë për të bërë. Mjetet dhe materialet do të jenë të kushtueshme, por do t’ia vlejnë. Edhe në zyrë atmosfera është e qetë, të gjithë mendojnë për punën e tyre, pa ndërhyrë në atë të të tjerëve.

Bricjapi

Brenda vetes keni forcën e dashurisë. Të qëndrueshëm dhe mendimtar, do të jeni të aftë për të shprehur veten dhe të projektoni drejt së ardhmes. Do të flisni me butësi dhe delikatesë, gjuha që përdorni është romantike, që vjen nga zemra.

Ujori

Do të keni tensione të vogla në familje. Do të ngushëlloheni duke blerë disa gjëra të vogla, jo ndonjë gjë kushedi se çfarë, por thjesht libra të vjetër dhe gjërat kulturore për t’i koleksionuar. Do të bëni shumë shpenzime ushqimore sot, duke u treguar të kujdesshëm për atë që blini, sepse shëndeti fillon që nga tryeza.

Peshqit

Do të jetë një ditë bashkëbisedimesh dhe hapje zemre. Nëse një histori është ende në ekuilibër midis miqësisë dhe dashurisë, duhet të jeni ju ata që duhet të vendosni për rrjedhën e mëtejshme të gjerave. Beqarët do të t’u përkushtohen romancave artistike./BalkanWeb

Lifestyle horoskopi shenjat e zoodiakut