Showbiz 7 Maj 2018, 05:50

Horoskopi për ditën e sotme, 7 maj 2018

Shkruar nga Pamfleti
Horoskopi për ditën e sotme, 7 maj 2018

Horoskopi për ditën e sotme, 7 maj 2018

Dashi
Mos u hidhni shumë përpjetë, nëse nuk doni të rrezikoni të rrëzoheni! Duhet të qëndroni me këmbë në tokë dhe të mos përfshiheni nga aventura tepër të rrezikshme. Mendoni për pasojat e veprimeve që kryeni, do të shmangnit rrezikun për ta pësuar.

Demi
Nëse po shqyrtoni mundësinë për një udhëtim, për argëtim apo për punë, mos u ktheni mbrapa. Parashikohen përvoja shumë interesante në vijim! Mund të pasuroni bagazhin tuaj kulturor me njohje dhe njohuri të reja. Me të vërtetë shumë mirë.

Binjakët
Nëse në të kaluarën keni marrë një ndihmë të papritur, tani është koha ta ktheni favorin pa u tërhequr mbrapsht. Në fund edhe ju do të shpërbleheni. E rëndësishme është t’ia nisni mbarë, nganjëherë gatishmëria vlen, në disa raste, më shumë se çdo gjë tjetër.

Gaforrja
Kujdes nga kokëfortësia, sepse mund të sjellë gjëra të pakëndshme. Më mirë të udhëhiqeni nga diku që ka më shumë përvojë sesa ju. Përvoja ju mëson, por nëse nuk jeni të sigurt për diçka njëqind përqind, nuk duhet as ta provoni.

Luani
Ata që varen nga ju nuk bëjnë punën e tyre ashtu siç prisni, qortojini sigurisht, por pa e bërë të madhe. Nuk keni arsye perse ta bëni. Më mirë thuajini gjërat siç janë, pa shumë lojë fjalësh, në mënyrë të qartë, të drejtpërdrejtë dhe të saktë.

Virgjëresha
Sot do të do të vëni në jetë ide nismëtare. Jeni të palodhshëm, të aftë për të punuar pa ndaluar. Nganjëherë, megjithatë, nuk e kuptoni që e tejkaloni masën. Një ofertë pune duket shumë premtuese. Çfarë prisni për ta pranuar? Mos humbni kohë!

Peshorja
Keni të bëni me çështje të brendshme dhe familjare të pazgjidhura, dhe mund ta shfaqni më shumë sesa duhet nervozizmin. Përpiquni ndërkaq të jeni i mirëkuptueshëm. Mund të gjeni gjithmonë një pikë të përbashkët dhe të arrini kështu në një kompromis me të gjithë.

Akrepi

Shfrytëzoni favorizimin që planetet kanë ju për të zmadhuar dhuntitë e juaja dhe të përdorni çdo mënyrë për të vënë në vijë punët e juaja. Nganjëherë nuk duhet të lodheni shumë për të rënë në sy, mjafton të zgjidhni me kujdes mundësinë më të mirë.

Shigjetari
Një ditë pa shumë bujë. Nëse mendoni se meritoni më shumë, nuk keni bërë llogaritë me ata me të cilët duhet të ndani meritat. Në fund do të dini si ta menaxhoni situatën, pasi nuk doni që të dilni keq.

Bricjapi
Planetët do të bëjnë që sot të ndiheni më materialistë sesa zakonisht. Por fatmirësisht pozicionimi i Uranit do t’ju ndihmojë që të çlironi fantazinë. Ndoshta zgjedhja që do të bëni nuk është ajo që do të pritej nga ju, po përdorni imagjinatën.

Ujori
Dilni nga kllapia dhe veproni menjëherë, nëse nuk doni që të ngelni mbrapa. Gjë që nuk është kushedi se çfarë, zakonisht. Për të gjetur çelësin e problemit, nevojitet që të keni qetësinë e duhur mendore dhe të mos shpejtoni.

Peshqit
Ndryshime të shpejta dhe pozitive me bashkëveprimin e Diellit me Hënën që ju favorizojnë. Në vazhdën e vendimeve të marra, popullariteti juaj do të pësojë një rritje! Pak krijimtari dhe fantazi në profesion do t’ju sjellë vlerësimin e një eprori.

Horoskopi 7 maj 2018 Horoskopi për ditën e sotme