Humb kontrollin e makinës dhe përplaset me pemën, vdes i riu shqiptar në Itali (Emri)

Humb kontrollin e makinës dhe përplaset me pemën, vdes i riu shqiptar në Itali (Emri)

Një aksident i rëndë i ka marrë jetën një të riu shqiptar në mënyrë tragjike në Itali.

24-vjeçari Besar Mislyni është viktima, i cili humbi jetën pas aksidentit që ndodhi disa ditë më parë, por u raportua sot nga mediat italiane.

 

I riu po ngiste një makinë Ford Fiesta kur doli nga rruga dhe u përplas me një pemë në zonën e quajtur Montefalcone.

Edhe pse Mislyni u dërgua me urgjencë me helikopter në spital nuk mundi t’i mbijetonte plagëve.

Loading...
error: Ndalohet ribotimi i artikullit! E drejta e autorit pamfleti.net.
WhatsApp Denonco tek Pamfleti