Kronike20 Tetor 2018, 21:56

Humb kontrollin e motorit, vdes shpërndarësi i picave

Shkruar nga Pamfleti
Humb kontrollin e motorit, vdes shpërndarësi i picave

Humb kontrollin e motorit, vdes shpërndarësi i picave

Tragjik ka rezultuar fati i një shpërndarësi picash, i cili ka ndërruar jetë gjatë një aksidenti.

Ngjarja e rëndë ndodhi rreth orës 20:30, në afërsi të fshatit Kallm në Fier. Burime zyrtare nga policia bënë me dije shtetasi me inicialet S.M, 58 vjeç, ka humbur kontrollin dhe ka rënë nga motoçikleta me të cilën shpërndante pica.

Për pasojë i plagosuri ndërroi jetë rrugës për në Spitalin Rajonal Fier. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të saj.

Kronike