Bota30 Gusht 2019, 13:09

Humbet në xhungël presidenti i Bolivisë, ishte duke parë zjarrfikësit të cilët po luftonin me flakët

Shkruar nga Pamfleti
Humbet në xhungël presidenti i Bolivisë, ishte duke parë

Humbet në xhungël presidenti i Bolivisë, ishte duke parë zjarrfikësit të cilët po luftonin me flakët

Presidenti i Bolivisë Evo Morales kishte humbur në xhungël rreth një orë, teksa po shihte zjarrfikësit të cilët luftonin me zjarret nëpër pyje.

“Natën e kaluar kam pasur një aventurë të vogël. Humba për rreth një orë, mirëpo falë ushtarëve e gjeta rrugën e kthimit”, i ka thënë Morales gazetarëve duke qeshur.

Televizioni Uno ka publikuar një xhirim të shkurtër amator në të cilin Morales në pëshpërit në mes të natës: “Ku jeni? Ku jeni?”

Presidenti bolivian humbi në pyll në afërsi të fshatit Kavallo Muerto, në lindje të vendit. Morales shprehet se në këtë rajon janë aktivë 342 zjarre, dyfish më shumë ne një ditë më herët.

Zjarri prej majit ka shkatërruar 1,2 milionë hektarë pyje në Bolivi./Insajderi.com

Bota Evo Morales presidenti i Bolivisë zjarret në pyje