Kulture11 Qershor 2019, 00:59

Humbi betejën me kancerin, vdes reperi i njohur Bushwick Bill

Shkruar nga Pamfleti
Humbi betejën me kancerin, vdes reperi i njohur Bushwick Bill

Humbi betejën me kancerin, vdes reperi i njohur Bushwick Bill

Reperi i njohur Richard Shaë, emri artit është Bushwick Bill prej kohësh duket se vuante nga sëmundja e rëndë e kancerit në pankreas, i cili sot ka humbur betejën me të.

Reperi Richard Shaë u nda nga jeta  në moshën 52 vjeçare dhe lajmin e konfirmoi familja e tij.

Reperi xhamajkano-amerikan, ishte i rrethuar nga familja e tij kur vdiq në një spital në Houston.

Sipas djalit të tij, Javon, fjalët e tij të fundit ishin: “Unë do të të dua gjithmonë”.

Reperi ka qenë një ndër zërat më të dashur nga i cili janë frymëzuar shumë të rinj dhe të reja. Muzika duket se me humbjen e tij, ka pësuar po ashtu një humbje të madhe pasi një talent i tillë është  i rrallë në ditët e sotme.

Art Ndahet nga jeta njohur reperi