Aktualitet22 Korrik 2018, 14:26

Hyri për të shpëtuar të fejuarën, mbytet në plazhin e Velipojës i riu (Emri)

Shkruar nga Pamfleti
Hyri për të shpëtuar të fejuarën, mbytet në

Hyri për të shpëtuar të fejuarën, mbytet në plazhin e Velipojës i riu (Emri)

Një 30-vjeçar nga Viluni ka humbur jetën ditën e sotme në plazhin e Velipojës. Ervid Palaj u mbyt teksa hyri për të shpëtuar të fejuarën e tij, por nuk arriti të dilte i gjallë në breg.

Ka qenë kjo e fundit e cila është futur në ujë dhe rrezikonte të mbytej nga dallgët. Palaj ka nxituar për t’i ardhur në ndihmë, por në luftë me dallgët ai është mbytur vetë. Edhe pse është tentuar t’i jepej ndihma e parë, 30-vjeçari nuk ka mundur të mbijetojë. 

Ky është rasti i dytë për këtë sezon ku shënohen humbje jete në plazhin e Velipojës.

 

Aktualitet Edvald Palaj i riu nga Velipoja