Sport20 Shtator 2019, 23:17

Hysaj në hall, agjenti flet për shqiptarin

Shkruar nga Pamfleti
Hysaj në hall, agjenti flet për shqiptarin

Elseid Hysaj kishte dëshirën për t’u larguar nga Napoli këtë merkato verore teksa shumë klube iu ofruan si mundësi. Megjithatë, për arsye të ndryshme shkodrani nuk arriti të transferohej dhe tashmë të paktën edhe për këtë sezon do të përfaqësojë fanellën e kaltër të Napolit. Agjenti i tij Mario Xhufredi, është shprehur se shqiptari për tre vite ka qenë anësori më i mirë i Napolit dhe një nga më të mirët në Europë.

Fansat duhet ta mbështesin pasi i ka dhënë shumë Napolit. “ Hysaj ka pasur një dëmtim të vogël me Kombëtaren, por është në fazën e rikuperimit total. Për tre vite Hysaj ka qenë mbrojtësi anësor më i mirë në Itali dhe një nga më të mirët në Europë. Lojtarët nuk i humbasin cilësitë për një sezon, duhet të mos e kemi memorien e shkurtër dhe të harrojmë.

Nuk duhet të gjykojmë kur një performancë është negative apo pozitive, por të kuptojmë arsyen e performancave. Jemi gjithnjë aty për ta bërë të pavlerë ose fenomen. Rinovimi i Hysajt? Duhet të presim muajt në vijim. Dua vetëm të gjejë qetësinë e munguar. Do më pëlqente që tifozët ta mbështesin sepse ka dhënë shumë për Napolin”, u shpreh Xhufredi.

Sport Elseid Hysaj