Kosova22 Dhjetor 2022, 13:18

· Prishtine

Shkruar nga Pamfleti
· Prishtine

Predrag Pantiç, i biri i ish-policit të arrestuar të Kosovës, Dejan Pantiç, nën dyshimin për sulm terrorist dhe sulm ndaj rendit kushtetues të Kosovës, ka falënderuar gjithë të pranishmit në tubimin që po mbahet të enjten në fshatin Rudar të veriut.

Gjatë fjalimit të tij në këtë protestë, Pantiç ka thënë se barrikadat e vendosura në veri nuk janë ngritur vetëm për shkak të babait të tij, për të cilin thotë se “është fajtor vetëm se është serb”.

“Këto barrikada nuk janë ngritur vetëm për shkak të babait tim. Babai im është pika e fundit në detin e lëvizjeve të njëanshme, arrestimeve dhe keqtrajtimeve të popullit serb. Ai ka jetuar gjithë jetën këtu, nuk ka asnjë të metë në karrierën e tij, asnjë njollë. Ai është fajtor vetëm sepse është serb”, tha ai.

Pantiç ka shtuar se me të atin nuk ka kontaktuar gjatë 13 ditëve prej se është arrestuar.

“Pse nuk ja ofrojnë babait të bëjë një telefonatë e të na thotë se është mirë dhe se ka terapinë që i duhet si pacient me sëmundje të zemrës? Pse nuk i lënë mbrojtësit tanë ta shohin shkurt dhe ta vizitojnë? Kjo është shkelje e të drejtave themelore të njeriut”, ka thënë Pantiç.

Dejan Pantiç, ish-pjesëtar i MUP-it serb, akuzohet për sulm ndaj zyrave të komisionit komunal zgjedhor në veri, ku ishin sulmuar me shok-bomba edhe zyrtarët policorë dhe ata të KQZ-së.

Prishtine Dejan Pantiq Protesta në veri serbët e veriut të Kosovës

Kosova