Politike26 Mars 2019, 16:49

I biri la nënshtetësinë shqiptare, reagon Nishani: Regjimi i narkotrafikut po më sulmon, kanë frikë prej meje

Shkruar nga Pamfleti
I biri la nënshtetësinë shqiptare, reagon Nishani: Regjimi i

I biri la nënshtetësinë shqiptare, reagon Nishani: Regjimi i narkotrafikut po më sulmon, kanë frikë prej meje

Ka reaguar sot ish-presidenti Bujar Nishani lidhur me faktin që i biri la nënshtetësinë shqiptare për atë Austriake.

“Sot media e propagandës së narkoqeverisë u përpoq të injektojë si lajm negativ, procedurën e lënies së nënshtetësisë nga djali im. Im bir jeton prej afro 10-të vitesh në Austri dhe është aktualisht një prej studentëve të shkëlqyer në Universitetin e Mjekësisë së Vjenës, ku prej disa vitesh ka fituar edhe statusin e asistent/pedagogut,” – theksoi Nishani.

Më tej ai argumentoi edhe arsyet e lënies së shtetësisë. “Shteti Austriak i ka dhënë nënshtetësinë austriake por kanë rregullin që nuk lejohet dy shtetësia. Unë jam shumë krenar për fëmijët e mi, pasi vetëm më kanë nderuar dhe kurrë përfituar. “

Nishani i konsideroi si të “turpshme dhe të papranueshme” sulmet ndaj tij, duke shtuar se nuk është e njëjta gjë “ti ushqesh fëmijët me para të vjedhura apo paratë e krimit të organizuar dhe jo kur nderojnë prindërit dhe këdo tjetër që është në nevojë për ndihmë.

Sipas Nishanit, sulmet lidhur me djalin e tij janë politike.

“Kuptohet se qëllimi i kësaj fushate propagande jam unë. Regjimi i narkotrafikut dhe avoketërit e tij duket se paskan frikë prej aktivitetit tim qytetar. Kjo më kënaq në fakt,” përfundoi reagimin e tij ish-Presidenti Nishani.

Megjithatë është e çuditshme që kjo gjë ka ndodhur pikërisht dy ditë pas protestës së opozitës.

Me rëndësi është fakti se PD-ja këhtu po humb një votë.

Politike I biri nënshtetësia Nishani