Bota18 Gusht 2019, 20:17

I çon një tjetër të dashurit në takim, zbulon të vërtetën tronditëse

Shkruar nga Pamfleti
I çon një tjetër të dashurit në takim, zbulon të

I çon një tjetër të dashurit në takim, zbulon të vërtetën tronditëse

Një vajzë e shqetësuar i çoi të dashurit të saj një modele simpatike për të flirtuar me të, në mënyrë që të vinte në provë besnikërinë e tij dhe gjërat nuk shkuan mirë.

Sipas kanalit në YouTube, To Catch A Cheater, e reja kishte parë që partneri po kërkonte për unaza fejese online dhe priste që ky i fundit do t’i propozonte. Por ajo vendosi ta testonte atë më parë, që të ishte totalisht e sigurt që ai nuk do ta tradhtonte nëse martoheshin.

Për këtë arsye ajo kontaktoi me To Catch A Cheater, të cilët i dërguan një modele që të flirtonte me partnerin e saj dhe gjithçka e filmuan në kamera. Ai nuk performoi mirë, por jo për arsyen që mund të mendoni.

Në video ata shihen duke flirtuar, shkëmbejnë llogaritë e Instagram dhe madje edhe kërcejnë. Megjithatë ai i përmend modeles të dashurën. Por për fatin e keq të vajzës që po shihte videon, nuk isha ajo “e dashura”, të cilës ai i referohej. Në fund të videos, e dashura e tij vjen në kafene dhe sigurisht nuk ishte ajo që po shihte videon.

“Kush është ajo?”, thotë kjo e fundit ndërkohë që sheh e tmerruar të gjithë skenën. E reja zbulon se i dashuri i saj kishte qenë me një tjetër dhe se ajo është shtatzënë. Videoja mbyllet me çiftin që i jep fund lidhjes.

Bota I çon një tjetër të dashurit në takim zbulon të vërtetën tronditëse