Kronike 9 Maj 2018, 11:50

I dehuri në trajler, u merr jetën dy shqiptarëve në Greqi (Emrat)

Shkruar nga Pamfleti

I dehuri në trajler, u merr jetën dy shqiptarëve në Greqi (Emrat)

Dy shqiptarë kanë mbetur të vdekur në vend, pasi mjetet me të cilin udhëtonin u perplasen nga një trajler, drejtuar nga një shtetas grek, që rezultoi te ishte në gjendje të dehur në timon.

Mediat greke kane publikuar edhe identitetin e viktimave. Rezulton se Spiro Guri i datëlindjes 1958 dhe Dhimitër Pabuko i datëlindjes 1953, gjetën vdekjen e menjëhershme, ndërsa një tjetër shtetase shqiptare, 34-vjeçarja Balerina Guri ndodhet në spital në rrezik për jetën.

Mediat greke, bejne me dije se aksidenti ndodhi në të gdhirë të ditës së sotme, në autostradën që lidh zonën Kifisu me Pireun. Sipas policise, shoferi grek ka humbur drejtimin e mjetit dhe ka perplasur dy mjete te tjera.

Policia ka vënë në pranga shoferin e trajlerit dhe ka nisur hetimet për zbardhjen e dinamikës së ngjarjes. Trupat e viktimave u dërguan në morgun e Athinës për ekspertizë mjekoligjore.


Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë VIRAL në facebook : PAMFLETI

Kronike