I dënuar me dy vite burg për shpërdorim detyre, banda politika e Maqedonisë mbron Nikolla Gruevskin, nuk i heq mandatin

I dënuar me dy vite burg për shpërdorim detyre, banda politika e Maqedonisë mbron Nikolla Gruevskin, nuk i heq mandatin

Kuvendi i Maqedonisë nuk arriti t’ia marrë mandatin deputetit dhe ish- kryeministrit, Nikolla Gruevski, i dënuar me dy vjet burg për shpërdorim të detyrës zyrtare.

Për heqjen e mandatit votuan 58 deputetë, ndërsa kundër 29 deputetë të VMRO-së. Që t’i merrej mandati, duhej të votonin 80 deputetë apo dy e treta e deputetëve.

Nisma ishte paraqitur në Komisionin për çështje të mandateve pas njoftimit që kishte marrë Kuvendi nga gjykata për dënimin e Nikolla Gruevsit me dy vjet burgim.

Shumica parlamentare kishte kërkuar marrjen e mandatit me arsyetimin se “Nikolla Gruevski nuk është i denjë të ushtrojë detyrën e deputetit”.

Por, kërkesën për marrjen e mandatit, nga VMRO-DPMNE-ja e vlerësuan si të motivuar politikisht.

Gruevski të enjten duhej të paraqitej në burg, por kjo është shtyrë edhe për ndonjë ditë, për shkak të një kërkese të re nga ana e tij për shtyrjen e vuajtjes së dënimit.

Ish-kryeministri Nikolla Gruevski po gjykohet edhe për shpërdorime të tjera të detyrës zyrtare, për mashtrime zgjedhore, dhunë të porositur ndaj ish-drejtuesve të opozitës në një komunë të Shkupit, e keqpërdorime tjera financiare.

Nga ana tjetër, shumica parlamentare e hodhi poshtë edhe një kërkesë tjetër të opozitës që në rend të ditës së seancës, të premten, të vendoset edhe propozimi për miratimin e ligjit për amnisti për të gjithë personat e përfshirë në ngjarjet e dhunshme në Kuvendin e Maqedonisë, më 27 prill, 2017.

Rreth 30 persona, përfshirë edhe gjashtë deputetë të përjashtuar të VMRO DPMNE-së, po gjykohen për veprën penale “rrezikim terrorist të rendit kushtetues”./REL

Loading...

more recommended stories

error: Ndalohet ribotimi i artikullit! E drejta e autorit pamfleti.net.
WhatsApp Denonco tek Pamfleti