Kosova29 Tetor 2022, 16:29

· Prishtine

Shkruar nga Pamfleti
· Prishtine

I dërguari special i Britanisë së Madhe për Ballkanin Perëndimor, Sir Stuart Peach, ka thënë se Asociacioni i Komunave me shumicë serbe nuk ka të bëjë me “Republika Srpska” të ngjashme me atë në Bosnje-Hercegovinë.

Sipas tij, krijimi i Asociacionit nuk duhet të merret si kërcënim nga ana e Kosovës.

“Si duket Asociacioni varet nga palët në dialog. Është gjithashtu e rëndësishme që palët të ndryshojnë narrativën dhe të hedhin poshtë disa nga mitet e ‘Republika Srbska’ që e kanë bërë idenë e një Asociacioni një çështje kaq toksike. Vendimi i Gjykatës Kushtetuese të Kosovës shkoi deri diku për të thënë atë se nuk ishte e mundur sipas legjislacionit ekzistues; megjithatë, tregoi gjithashtu se Asociacioni i komunave me shumicë serbe në tërësi nuk ishte kundër Kushtetutës së Kosovës”, ka thënë Peach për KOHËN.

Peach shtoi se themelimi i Asociacionit nuk është në kundërshtim me Kushtetutën e Kosovës dhe do të dukej ashtu siç merren vesh palët.

“Zbatimi i kësaj marrëveshjeje nuk duhet parë si koncesion, as si kërcënim për Kosovën. Përkundrazi, kjo do të tregonte se Kosova është pjesëmarrëse konstruktive në dialog. Duke u bazuar në të dhënat e saj si qytetare e mirë globale, ajo është duke përmbushur angazhimet e saj ndërkombëtare, duke përfshirë edhe në kontekstin e të drejtave të pakicave”, ka thënë ai.

Ndërkohë që emisari britanik ka thënë se dialogu duhet të gjejë zgjidhje sa më parë, ka përmendur propozimin franko-gjerman për këtë proces.

“Për momentin po diskutohet shumë për një propozim të ri për dialog. Mendoj se çdo iniciativë që mund të ndihmojë për t’i dhënë një vrull të ri procesit ia vlen të merret në konsideratë”, është shprehur ai.

Prishtine Asociacioni i Komunave me shumicë serbe Republika Srpska Sir Stuart Peach

Kosova