Politike19 Gusht 2019, 11:06

I druhesh shkarkimit të Voltana Ademit? Përgjigjet Bardh Spahia nga protesta

Shkruar nga Pamfleti
I druhesh shkarkimit të Voltana Ademit? Përgjigjet Bardh Spahia nga

I druhesh shkarkimit të Voltana Ademit? Përgjigjet Bardh Spahia nga protesta

Vijon protesta e simpatizantëve të PD në Shkodër, të cilët kundërshtojnë konstituimin e Këshillit të ri Bashkiak. I pranishëm është edhe Bardh Spahia mes emrave të tjerë të njohur nga rradhët e PD si Fran Frrokaj, Romeo Guralkuqi etj.

Në një prononcim të shkurtër për media, Spahia ka deklaruar se PD nuk do e lëshojë lehtë bashkinë e këtij qyteti, duke paralajmëruar për protesta të tjera në vijim.

Ndërkohë, i pyetur  nëse i druhen shkarkimit të Voltana Ademi dhe emërimit në vend të saj të një të deleguarai, ai u përgjigj se shkodranët nuk i tremben asgjëje.

‘Absolutisht jo. Qytetarët e Shkodrës nuk e kanë njohur frikën as gjatë viteve më të errrëta të diktaturës. Fjalën e vërtetë e kanë thënë qytetarët shkodranë më 30 qershor, atij refuzimi që i bënë. Jo vetëm nuk tremben por do dinë tu tregojnë vendin këtyre metodave, tha ai.

Ai ndër të tjera ka deklaruar se PS nuk mund të marrë në dorë Shkodrën me 5 % të votave. Gjithashtu ka deklaruar se PS nuk mund të marrë në dorë Shkodrën me 5 % të votave, duke i bërë thirrje kryeministrit të reflektojë.  

“Përgjigjen e dhanë me datën 30 qershor. Sot duhet të ishte dita e reflektimit nga ana e PS. të ktheheshin tek interesat e Shkodrës. Nesër është vonë do të përballen me protestën e madhe. Nuk ka skenar është e qetë.” ka thënë Bardh Spahia.

Ndërkohë protesta po vijon paqësisht dhe deri më tani nuk ka asnjë përplasje. gjithashtu pritet të konstituohet Këshilli Bashkiak, i cili do të zgjedhi edhe kryetarin e ri të bashkisë së Shkodrës pas dorëheqjes së Valdrin Pjetritm i cili pak ditë më parë u denoncua nga PD për trafik droge ne Itali.

Politike I druhesh shkarkimit të Voltana Ademit? Përgjigjet Bardh Spahia nga protesta