Showbiz18 Gusht 2018, 16:48

I kam të gjitha por “jam pak i virgjër”, çfarë të bëj?

Shkruar nga Pamfleti
I kam të gjitha por “jam pak i virgjër”, çfarë

“Të dua, si shok”, kjo është fraza që mund të prekë edhe më të akulltin e më të fortin e djemve. Fraza që prek egon, e lëndon dhe e mund. Një histori të tillë e sjell edhe djali në fjalë. Atij nuk i mungon asgjë, vetëm se është pak “i virgjër”, si duket e ka dëgjuar shpesh frazën “të dua,si shok”

Jam 26 vjeç, jetoj në Europë, por vij nga vendet e lindjes të cilat kanë një kulturë pak specifike sa i takon lidhjeve. Nuk kam bërë kurrë seks me një vajzë. Jetoj vetëm në një apartament, kam shumë miq, të ardhura të mira, një jetë sociale normale, nuk jam as introvert kur vjen puna në komunikimin me vajzat. Kam shumë mike vajza, por nuk e kuptoj ku qendron problem pse nuk kam sukses në intimitet me to? Shpesh i kam ftuar në takime por nuk kam pasur sukses. Më thonë të kam shok, nuk mund të kem ndjenja për ty.

Kam lexuar shumë libra në lidhje me këtë çështje si dhe kam vizituar shumë faqe në internet të cilat merren me problemet e tilla por nuk e kam gjetur një pse. Dua të di pse nuk më afrohen vajzat për lidhje apo seks.

Lifestyle