I kërkoi të pastronte dhomën/ 11-vjeçari merr armën dhe qëllon gjyshen, por nuk mbaron me kaq

I kërkoi të pastronte dhomën/ 11-vjeçari merr armën dhe qëllon gjyshen, por nuk mbaron me kaq

Yvonne Woodard dhe Doyle W Hebert u përpoqën ta bindnin nipin e tyre 11-vjeçar që të pastronte dhomën e tij në shtëpinë e tyre në Arizona.

Në fund të pasdites, çifti, i cili kishte kujdestarinë e fëmijës, u ul në dhomën e tyre të ndenjes për të parë televizionin, njoftuan autoritetet.
 
Më pas, djali, emri i të cilit nuk është bërë publik, mori pistoletën e z. Hebert, doli pas çiftit dhe qëlloi për vdekje gjyshen e tij në pjesën e pasme të kokës.
 
Hebert tha se vrapoi pas nipit të tij, por pastaj u kthye tek gruaja e tij për të dhënë ndihmën e parë.
 
Në deklaratën e lëshuar nga policia thuhej:
 
Dy sekonda më vonë, Doyle dëgjoi një tjetër të shtënë me armë dhe më pas pa nipin e tij të bënte disa hapa para se të rrëzohej në tokë; nipi kishte qëlluar veten. Djali vdiq më vonë.”
Më pas, Hebert mori armën dhe thirri 911.
 
Hetimet vazhdojnë ndërsa autoritetet njoftuan se adoleshenti nuk kishte shfaqur asnjë shenjë që mund të tregonte se kishte qëllime për të dëmtuar veten apo dikë tjetër. 
error: Ndalohet ribotimi i artikullit! E drejta e autorit pamfleti.net.
WhatsApp Denonco tek Pamfleti