Showbiz12 Dhjetor 2018, 19:00

“I mora të fejuarën shokut të ngushtë”, Panucci bën rrëfimin e pazakontë

Shkruar nga Pamfleti

“I mora të fejuarën shokut të ngushtë”, Panucci bën rrëfimin e pazakontë

Ish-trajneri i kombëtares shqiptare, Christian Panucci ishte i ftuar dje tek “Rudina” ku rrëfeu si rrallëherë jetën e tij private dhe njohjen me bashkëshorten.


Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë VIRAL në facebook : PAMFLETI

Panucci tregoi se bashkëshorten Samantën e ka njohur nëpërmjet shokut të tij të ngushtë me të cilin ajo ishte e fejuar asokohe.

“Unë e kam takuar Samantën kur isha pjesë e një spektakli kërcimi, por ajo ishte e fejuar në atë kohë. Unë isha mik i ngushtë i partnerit të saj balerin. Disa kohë më vonë hëngrëm një darkë bashkë dhe aty sigurisht nisi çdo gjë. Kam shumë respekt për Samantën. Ajo vjen shpesh në Shqipëri dhe i pëlqen këtu, por më shikon që vuaj shumë. Kur jam në Itali punoj shumë, kam shumë respekt për këtë eksperiencë dhe ajo është një grua që më kupton dhe e di kur duhet të flasë. Ne kemi një raport shumë të mirë me njëri-tjetrin. Ne nuk jemi të martuar, unë jetoj në Romë dhe ajo në Terni. Ajo ka një fëmijë si unë, të dy jemi të divorcuar dhe kemi përgjegjësi për fëmijët”, ka treguar Panucci. 

Ish-trajneri i kombëtares mori edhe një mesazh nga djali i tij dhe u përlot teksa e shihte.

“E di që nuk e prisje këtë mesazh nga ana ime. Doja vetëm të të thoja që të uroj më të mirat në çdo gjë babi. E di që je një person që jep më të mirën tënde në çdo gjë, si në punën tënde brenda në fushë, në jetën tënde dhe atë të të tjerëve. E di që çdo mundim i joti në çdo gjë që bën do të shpërblehet në rezultate. Do doja të uroja fat të mbarë me Shqipërinë, mbi të gjitha se e di se sa merak e ke. Të dua shumë”, tha Huan.

 

 

 

Showbiz