I njohur me nofkën “xhaxhai” i Ndragehta-s, Bujar Sejdinaj është ekstraduar mbrëmjen e djeshme drejt Italisë.
Më herët togat e zeza në Shqipëri kanë vendosur të lejojnë ekstradimin në Itali të Bujar Sejdinajt, i arrestuar pak muaj më parë në Tiranë, dhe i njohur si “bosi” i organizatës kriminale Ndrangheta për Shqipërinë dhe Ballkanin.
Pak javë më parë Ministrja e Drejtësisë Etilda Gjonaj firmos urdhërin, për të lejuar ekstradimin e Sejdinajt në Itali.
Bujar Sejdinaj u arrestua në muajin korrik 2020 në Tiranë, në kuadër të operacionit ndërkombëtar të quajtur “Magma 2020”, i cili u zhvillua njëkohësisht në Shqipëri, Itali, Argjentinë e Costa Rica. Arrestimi i Sejdinat, i njohur dhe me nofkën “Xhaxhai” u krye me qëllim ekstradimin në Itali, pasi dyshohet se ka blerë 20 kg kokainë në Spanjë.
“Xhaxhai” dyshohet gjithashtu se është përfaqësuesi i familjes mafioze “Bellocco”.