Aktualitet20 Mars 2018, 19:42

I pari që do të përballet me Vettingun, motra e Fatos Lulo tregohet shumë bujare, i fal miliona dollarë

Shkruar nga Pamfleti

Mënyra më efikase dhe e lehtë për të pastruar veshkat nga gurët dhe helmet, mëlçinë nga grumbullimi i toksinave

Pasuria e gjyqtarit të parë që do të përballet me Komisionin e Pavarur të Kualifikimit, nga viti 2003 deri në vitin 2015.

Anëtari i Gjykatës Kushtetuese, Fatos Lulo është gjyqtari i parë që do të zhvillojë seancë dëgjimore me Komisionin e Pavarur të Kualifikimit të mërkurën, si pjesë e procesit të vetingut. Lulo ka ushtruar profesionin e avokatit dhe të anëtarit të Këshillit Kombëtar të Radio-Televizionit, përpara se të përfshihej në sistemin gjyqësor si anëtar i Gjykatës së Lartë në vitin 2005. Prej vitit 2013 ai kryen detyrën e anëtarit të Gjykatës Kushtetuese.

Analiza e pasurisë është një ndër tre shtyllat e rivlerësimit për gjyqtarët, së bashku me kontrollin e figurës dhe vlerësimin e aftësive profesionale. Skeda grafike [bashkangjitur në PDF] paraqet ndryshimin e pasurisë së gjyqtarit Fatos Lulo përgjatë viteve të deklarimit 2003-2015.


Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë VIRAL në facebook : PAMFLETI

Ky raport është prodhuar pas administratimit të deklaratave të pasurisë së këtij subjekti nga Inspektoriatin i Lartë i Deklarimit dhe Kontrolli të Pasurive dhe Konfliktit të Interesit, ILDKPKI. Ai ka për qëllim bërjen e transparencës mbi pasurinë e gjyqtarëve dhe prokurorëve që i nënshtrohen procesit të vetingut.

Të dhënat e analizuara tregojnë se gjyqtari Lulo ka deklaruar pasuri me vlerë rreth 74.5 milionë lekësh në vitin 2003, ndërkohë që në fund të vitit 2015 pasuria e tij kapte vlerën e rreth 92 milionë lekëve.  Lulo ka shënuar mesatarisht çdo vit rritje të pasurisë në vlerën e 1.4 milionë lekëve.

Të ardhurat familjare të anëtarit të Gjykatës Kushtetuese përbëhen në rreth 40 për qind nga paga dhe shpërblime, 32.9 për qind nga dhuratat në cash dhe 27 për qind nga shitblerja e pronave dhe automjeteve. Dhuratat nga motra zënë një pjesë të konsiderueshme të pasurisë së tij; 100 mijë dollarë cash në vitin 2007, 100 mijë dollarë të tjerë në vitin 2008 dhe një zyrë dhuratë në vitin 2009.

Dhuratat në cash u bënë shkak për nisjen e një verifikimi pasuror të ILDKPKI ndaj Lulos në vitin 2012. Ky verifikim nuk pati rezultate.

Përveç analizës për rritjen/uljen e pasurisë, strukturën e aseteve dhe të ardhurave, ky raport paraqet dhe kontrollin artimetik/logjik të deklarimeve të subjektit dhe “flamujt e kuq’  që janë identifikuar gjatë kontrollit. Një ndër “flamujt e kuq të evidentuar në rastin e Lulos vlera akumulative e parave cash të deklaruara përgjatë viteve, të cilat në fund të vitit 2015 kapin shumën e rreth 18 milionë lekëve.

Duke qënë se ky raport bazohet në të dhëna statistikore të analizuara nëpërmjet një databaze, ai nuk nxjerr përfundime mbi pasurinë e subjektit nëse ajo është e ligjshme ose jo, por mëton të informojë publikun mbi pasurinë e deklaruar të zyrtarit publik nëpërmjet një formati të thjeshtë dhe të kuptueshëm grafik.Birn.

Deklarata e pasurisë për vitin 2003

Deklarata e pasurisë për vitin 2004

Deklarata e pasurisë për vitin 2005

Deklarata e pasurisë për vitin 2006

Deklarata e pasurisë për vitin 2007

Deklarata e pasurisë për vitin 2008

Deklarata e pasurisë për vitin 2009

Deklarata e pasurisë për vitin 2010

Deklarata e pasurisë për vitin 2011

Deklarata e pasurisë për vitin 2012

Deklarata e pasurisë për vitin 2013

Deklarata e pasurisë për vitin 2014

Deklarata e pasurisë për vitin 2015

Aktualitet i fal miliona dollarë I pari që do të përballet me Vettingun motra e Fatos Lulo tregohet shumë bujare