Showbiz20 Tetor 2019, 22:10

I përdhunoi gruan, i riu merr vendimin shokues, i pret organin gjenital 25-vjeçarit

Shkruar nga Pamfleti
I përdhunoi gruan, i riu merr vendimin shokues, i pret organin gjenital

I përdhunoi gruan, i riu merr vendimin shokues, i pret organin gjenital 25-vjeçarit

Një burrë i ka prerë organin gjenital një personi, i cili dyshohet se ka sulmuar seksualisht bashkëshorten e tij. Ngjarja e pazakontë Një ka ndodhur në Ukrainë, ku 27-vjeçari, identiteti i të cilit nuk është bërë me dije, ishte duke shkuar për në shtëpi, pasi kishte qenë në një mbrëmje festive në një restorant në fshatin Shevchenkovo, në rajonin lindor Kharkiv. Gruaja e tij ishte larguar 10 minuta më parë nga restoranti, rreth orës 1 të mëngjesit. Teksa ajo ishte pranë banesës së saj, dyshohet se është sulmuar seksualisht nga 25-vjeçari, Dmitry Ivchenko. Gruaja pretendon se Ivchenko i mbylli gojën me duar, përpara se ta tërhiqte me forcë në disa shkurre.

Kur burri i saj mbërriti pranë ndërtesës ku banonin, dëgjoi disa britma që vinin nga shkurret.

Sipas tij, Ivchenko e kishte mbërthyer bashkëshorten e tij për fyti dhe po kryente aktin seksual me forcë. Kur u përball me këtë skenë të tmerrshme, 27-vjeçari e sulmoi fizikisht Ivchenkon, duke e goditur në kokë dhe më pas i preu organin gjenital, me një mjet prerës që e kishte në xhepin e tij.

Banorët e zonës dolën jashtë banesave të tyre pasi u zgjuan nga ulërimat dhe britmat e viktimës.

Policia konfirmoi se i dyshuari ka kryer aktin seksual me gruan e 27-vjeçarit.

Nëse shpallet fajtor, burri i viktimës mund të përballet me tetë vjet burg, ndërsa Ivchenko mund të dënohet deri në pesë vjet

Lifestyle I përdhunoi gruan i pret organin gjenital 25-vjeçarit i riu merr vendimin shokues