Aktualitet10 Tetor 2019, 15:45

“I përkëdheluri” i Fushës flet sërish për kopshtin botanik: Nuk do ketë asnjë ndërtim, do e bëjmë të akse

Shkruar nga Pamfleti
“I përkëdheluri” i Fushës flet sërish për

Në kopshtin botanik nuk do të ketë asnjë ndërtim. Këtë e thote nënkryetari i bashkisë së Tiranës, Arbian Mazniku teksa tregon edhe vendimin e Këshillit të Ministrave, ku theksohet se bashkisë i ndalohet të ndryshojë destinacionin e pasurive të përcaktuara apo t’i tjetërsojë ato. Po përse duhet t’i kalonte në pronësi bashkisë së Tiranës hapësira e kopshti botanik ?

Nuk do të ketë asnjë ndërtim. Kopshti botanik mbetet kopsht botanic, thjesht nga pronë e shtetit i ka kaluar pronë bashkisë me bashkë administrim me universitetin “, shprehet Arbian Mazniku, nënkryetar i bashkisë.

Të ardhurat nga kopshti botanic krahasuar nga 2015 në 2019-n kanë ardhur duke u ulur në 15 mijë lekë të reja në muaj që do të thotë 500 lekë në ditë. Ndërkohë që në kopshtin zoologjik ku endee nuk është investuar ka rritje. Duke investuar bashkia sipas tij do ta shndërrojë në hapësirë të aksesueshme jo vetëm nga studentët dhe studiuesit por edhe nga vizitorët dhe për projektin thotë se do të angazhohet profesoriati i fakultetit.”– u shpreh nënkryetari i Bashkisë.

Kujtojmë se Mazniku është “I përkëdheluri” i Shkëlqim Fushës I cili ka marrë dhjetra milionë euro tendera nga Bashkia dhe dorovit Arbjanin e Lalit me pagesa dhomash hoteli me fatura të majme, më shumë se 1800 euro. Shpresojmë që mos të jetë dhe qëllimi i Bashkisë së Tiranës që projekti i Kopshtit Botanik të jetë tenderi i radhës për Fushën e famshëm.

E ndërkohë, Prokuroria e Arta Markut, hesht, vendimi për Arbjan Maznikun nuk ka dalë ende.. /Pamfleti

Aktualitet