Sport21 Gusht 2019, 18:44

I shënoi Interit, shqiptari firmos me ekipin e ri

Shkruar nga Pamfleti
I shënoi Interit, shqiptari firmos me ekipin e ri

Leotrim Kryeziu është ndër talentet e shumtë që aktivizohen në futbollin zvicerian. 20-vjeçari arriti të rrëmbente skenën teksa i shënoi gol në miqësore Interit, pak kohë më parë.

Sulmuesi me origjinë shqiptare, ka bërë ditën e sotme një lëvizje në karrierën e tij, duke u larguar nga skuadra e Luganos, teksa është huazuar në ligën e dytë zviceriane, duke veshur fanellën e Kiazos. Kanë qenë pikërisht këta të fundit që nëpërmjet njoftimit në faqen zyrtare, bënë publik afrimin e Kryeziut në formë huazimi për 1 sezon.

 

Sport Inter