Bota11 Korrik 2019, 21:14

I shtrirë dhe pa shenja jete, gjendet i vdekur një i mitur. Ja dyshimet e policisë

Shkruar nga Pamfleti
I shtrirë dhe pa shenja jete, gjendet i vdekur një i mitur. Ja

I shtrirë dhe pa shenja jete, gjendet i vdekur një i mitur. Ja dyshimet e policisë

Një i mitur është gjetur i vdekur në rrugën “Xhemajl Mustafa” në Fushë Kosovë.

Policia për rajonin e Prishtinës thotë se është njoftuar nga qytetarët për një trup të shtrirë afër një ndërtese dhe pas daljes në vendin e ngjarjes nga ekipet policore dhe mjekësore është konstatuar vdekja e viktimës mashkull, i mitur.

Flora Ahmeti,  zëdhënëse e Policisë në Prishtinë ka thënë se po vazhdojnë hetimet për këtë rast dhe se rasti po cilësohet si vdekje e dyshimtë.

‘Sot rreth ores 17:30 kemi pranuar informaten se ne afersi te nje ndertese, ne rrugen Xhemajl Mustafa ne Fushe Kosove, ndodhet një person i shtrirë. Menjëherë në vendin e ngjarjes kanë dalë policia dhe ekipi mjekësor , i cili ka konstatuar vdekjen e viktimes mashkull (i mitur)” ka thënë Ahmeti.

Rajoni gjendet i vdekur një i mitur. Ja dyshimet e policisë I shtrirë dhe pa shenja jete