Sport22 Qershor 2018, 22:53

I urryeri i shqiptarëve, Mitrovic: U treguam idiotë!

Shkruar nga Pamfleti
I urryeri i shqiptarëve, Mitrovic: U treguam idiotë!

Sulmuesi i Serbisë dhe autori i golit të vetëm, Aleksandër Mitroviç, foli pas humbjes me Zvicrën. Normalisht, numri 9 i sllavëve ishte tepër i zhgënjyer, teksa pranoi se skuadra e tij bëri shumë gabime. Madje përdori dhe terma shumë të rëndë. 

“U treguam idiotë, si fëmijët e vegjël, gabuam jashtëzakonisht. Jo, nuk ka mundësi kështu! Ishim duke kryesuar dhe po sulmonim, më pas ndodhi ajo që ndodhi. Idiotë, debilë! Nuk kam fjalë, çfarë të them. U shpërbëmë në mbrojtje. Tani duhet të luftojmë dhe besojmë deri në fund, nuk mund të dorëzohemi”, – u shpreh ai. 

Sport Mitrovic Serbia Zvicra