Showbiz11 Tetor 2018, 09:17

I vjedh pronarit shishet 1,2 milionë dollarë dhe bën jetë qejfi, por më pas ndodh drama e madhe!

Shkruar nga Pamfleti
I vjedh pronarit shishet 1,2 milionë dollarë dhe bën jetë

David Solomon

Vodhi shishe të rralla të vërës me vlerë rreh 1.2 milionë dollarë, por më pas i dha fund jetës. Avokatët e tij e prisnin në seancë për gjyqin, por pikërisht në ato momente Nicolas DeMeyer vendosi ti japë fund jetës, shkruan Shkodranees. Ish-asistenti personal i financierit David Solomon (foto), 41 vjeç, i dha fund jetës duke u hedhur nga një kati i 33-të i hotel Carlyle në sheshin “Madison Avenue”, New York, SHBA.

DeMeyer, pasditen e djeshme pritej të deklarohej fajtor nga një gjykatës federal për vjedhjen e 1.2 milionë dollarë të shishvee të rralla të verës nga Solomoni, i cili është gjithashtu një koleksionist. Sipas saj që ka raportuar policia lokale, stafi i hotelit u njoftua nga motra e burrit, i cili po i dërgonte mesazhe alarmante, duke i thënë se mund ti jepte fund jetës. Kur agjentët e sigurisë së hotelit shemben derën e dhomës ku qëndronte, DeMeyer ishte nudo dhe i ulur në dritare, më pas buzëqeshi dhe u hodh.

Autoritet shpjeguan se ish-asisteni i Solomonit ka përdorur të paktën një pjesë të parave që fitoi nga shitja e rreth 500 shisheve të rralla që i vodhi pronarit duke bërë një udhëtim 14 muaj përgjatë botës, para se të arrestohej në Janar në aeroportin e New York. Ai rrezonte të paktën 10 vite burgim, por pas ndalimit, u lirua falë një garancie 200 mijë dollarë KESH, si dhe banesës së të ëmës në Findlay, Ohio, ku kishte vendbanimin.

Kuriozitete