Aktualitet 2 Prill 2019, 08:50

I vunë flakën mobilerisë në Fushë- Krujë, arrestohen dy persona

Shkruar nga Pamfleti
I vunë flakën mobilerisë në Fushë- Krujë,

Shisnin bomba me telekomandë, arrestohen 2 persona, 1 tjetër në kërkim

Kanë rënë në prangat e policisë dy shtetas me inicialet A.M., 26 vjeç dhe N.M., 58 vjeç. Autorët në bashkëpunim me njëri-tjetrin, në orën 02:50, të datës 1 prill i kanë vënë zjarrin një mobilerie në Nikël, të Fushë-Krujës.

Gjithashtu gjatë kontrollit në banesën e shtetasit N.M, policia ka gjetur një armë zjarri ‘pushkë’, model 56 pa lejen përkatëse, e cila u sekuestrua nga policia.

Autorët do të gjykohen për veprat penale ‘Shkatërrimi i pronës me zjarr, kryer në bashkëpunim, dhe ‘Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe municionit’.

Krujë

Zbardhet ngjarja e ndodhur në orët e para të mëngjesit të ditës së djeshme, ku në Nikel të Krujës, u përfshi nga flaket një mobilieri.

Falë reagimit profesional dhe në kohë të shërbimeve të Policisë së Krujës, u arrestuan në flagrancë shtetasit A. M., 26 vjeç dhe N. M., 58 vjeç, banues në Tapizë, Krujë.

Arrestimi i tyre u bë pasi, për motive të dobëta në bashkëpunim me njëri tjetrin, në orën 02:50, të datës 1 prill në Tapizë, i kanë vënë zjarrin mobilierisë në pronësi të shtetasit B. D.,55 vjeç, banues në Tapizë.

Gjithashtu gjatë kontrollit të ushtruar nga shërbimet e Policisë në banesën e shtetasit të arrestuar N. M., është gjetur një armë zjarri “pushkë”, model 56, pa lejen përkatëse, e cila u sekuestrua në cilësinë e provës materiale.

Materialet në ngarkim të shtetasve të mësipërm, u referuan në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Krujë, për veprat penale “Shkatërrimi i pronës me zjarr, kryer në bashkëpunim” dhe “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe municionit”, parashikuar në nenet 151/2, 25 dhe 278/2 të Kodit Penal.

Aktualitet arrestohen dy persona I vunë flakën mobilerisë në Fushë- Krujë