Kronike13 Korrik 2019, 12:54

I zhvati 28 mln lekë klientit, 10 vjet burg për bankierin nga Shkodra

Shkruar nga Pamfleti
I zhvati 28 mln lekë klientit, 10 vjet burg për bankierin nga Shkodra

Një ish-punonjës i një banke të nivelit të dytë, i dënuar me 10 vite burg, ka rënë në prangat e policisë së Shkodrës. Finalizimi i operacionit policor të koduar “Transaksioni” arrestoi Olsi Boriçin, banues në Shkodër. Kapja e tij u bë në një banesë në lagjen “Skënderbeg”. Gjykata e Apelit Shkodër në vitin 2017 e ka dënuar me vendim të formës së prerë me 10 vite burg, për veprën penale “Vjedhje e bankave dhe arkave të kursimit”. Personi do i dorëzohet shërbimeve të Drejtorisë Vendore të Policisë Lezhë për veprime të mëtejshme.

“Ky shtetas në bashkëpunim me një shtetas tjetër, duke qenë punonjës të një banke të nivelit të dytë kanë kryer disa transaksione në shuma të konsiderueshme parash pa miratimin e klientëve të kësaj banke dhe duke falsifikuar nënshkrimet e tyre kanë përfituar në mënyrë të paligjshme 28.000.000 lekë (të reja), këto veprime janë kryer në data të ndryshme të muajit shtator të vitit 2009”.

Kronike