Nuk është skenari i filmit të njohur “Hachi: A Dog’s Tale”, por një histori e vërtetë që vjen nga Turqia.
Qeni me emrin Boncuk që do të thotë rruaza, kur pa pronarin e tij që po dërgohej në spital në Turqinë veriore javën e kaluar (14 janar), ai ishte aq i shqetësuar sa ndoqi ambulancën dhe priti jashtë objektit mjekësor për disa ditë derisa pronari i tij të dilte.
Ai më pas bënte vizita të përditshme në objekt, njoftojnë mediat turke.
Vajza e Senturk, Aynur Egeli, tha se ajo e merr Boncuk në shtëpi por qeni ikën vazhdimisht dhe kthehet në spital.
Roja i sigurisë së spitalit Muhammet Akdeniz i tha DHA: “Ai vjen çdo ditë rreth orës 9 të mëngjesit dhe pret deri në mbrëmje. Nuk hyn brenda, Kur hapet dera, fut kokën brenda.”
Të mërkurën, 20 janar, Boncuk u ribashkua më në fund me Senturk.
Ai u shty jashtë në një karrocë me rrota për një takim të shkurtër me qenin e tij.
“Është shumë e mësuar me mua. Dhe më ka marrë malli për të, vazhdimisht,” tha ai.
Senturk u lirua nga spitali të mërkurën më vonë dhe u kthye në shtëpi me Boncuk.