Showbiz15 Mars 2019, 20:20

I zuri vendin Ledionit në “The Voice”? Sqaron njëherë e mirë moderatorja

Shkruar nga Pamfleti

I zuri vendin Ledionit në "The Voice"? Sqaron njëherë e mirë moderatorja

Për të gjithë ata që menduan se Dojna Mema i zuri vendin Ledionit këtë sezon në “The Voice”, ju themi se keni menduar gabim. E para sepse Ledioni ka më shumë eksperinca profesionale se Dojna dhe nuk do të ishte e drejtë që ajo ta zëvendësonte dhe e dyta se Ledioni është bashkëshorti i një prej aksionereve kryesore të “Top Chanel”.


Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë VIRAL në facebook : PAMFLETI
Dojna ka treguar se Ledioni i ka sugjeruar të bëjë qejf dhe ta shijojë këtë eksperiencë.

“Që në fillimet e karrierës sime, Ledioni më ka inkurajuar të jem sa më e lirë dhe vetja, duke punuar çdo ditë fort për të arritur objektivat e mia. Këtë herë më sugjeroi të bëja sa më shumë qejf dhe të shijoja sa më tepër këtë eksperiencë që nuk të vjen rasti ta jetosh çdo ditë”, është shprehur Dojna.

E pyetur si i ka marrëdhëniet me mentorët dhe cili është i preferuari i saj, Dojna është përgjigjur:

“Gjokat dhe Miriamin i njihja më herët nga eksperienca e kaluar në Voice Room 2, për më tepër që i kam intervistuar disa herë në “Pop Culture”. Sa i përket Arilenës, ishte një zbulim. Na u lidhën bisedat menjëherë duke marrë parasysh edhe faktin që i përkasim të njëjtit brez. Na bashkon qëllimi i përbashkët për t’i bërë fëmijët të ndihen si në shtëpi.

Preferencat e mia muzikore, dihet që kanë anuar gjithmonë ndaj muzikës alternative, por kjo nuk do të thotë që Gjokat janë të preferuarit e mi, sepse kur prezanton “The Voice Kids”, kupton që të gjithë bashkëpunëtorët të kthehen si pjesë e familjes, ndaj është e pamundur të kesh debulesë për njërin apo tjetrin. Kur sheh përkushtimin që transmeton secili prej tyre, kupton se je në vendin e duhur për të bërë çfarë ke shpresuar”.

Showbiz Dojna Mema Ledion Liço The Voice