Sport22 Korrik 2018, 15:21

Ibrahimovic sfidon Trump: Po të kisha ardhur 10 vjet më parë në Amerikë do të isha unë president e jo ju

Shkruar nga Pamfleti
Ibrahimovic sfidon Trump: Po të kisha ardhur 10 vjet më parë

Ibrahimovic sfidon Trump: Po të kisha ardhur 10 vjet më parë në Amerikë do të isha unë president e jo ju

Ai është protagonist në fushë dhe jashtë saj. Sfidon këdo në fushë, por sfidon edhe jashtë fushe, madje dhe njerëzit e pushtetshëm si Donald Trump, presidenti i SHBA-së. bëhet fjalë për sulmuesin suedez Zlatan Ibrahimoviç, i cili ka shënuar golin e 12-të në 15 ndeshje, që kur ka veshur fanellën e Los Anxheles Galaksi. Edhe një asist në ndeshjen me Filadelfian dhe kjo është vepra e fundit suedezit në  MLS.

Ai ka bërë për vete amerikanët në pak kohë dhe, siç thotë edhe vetë, nëse do të kishte shkuar në USA 10 vjet më parë, do të ishte protagonist edhe në politikë tashmë. Kjo është batuta e fundit e Ibrahimoviçit, i cili “sfidon” direkt Donald Trump: “Nuk  e di, nëse do ta ndryshoja apo jo kulturën futbollistik në këtë vend, tani vetëm po bëj detyrën time. Janë me fat, që nuk kam ardhur 10 vjet më parë”, është shprehur me humor sulmuesi Ibrahimovic. /Pamfleti

 

Sport