Sport25 Tetor 2018, 01:14

Icardi shumë i zhgënjyer, të habit me deklaratën e tij

Shkruar nga Pamfleti
Icardi shumë i zhgënjyer, të habit me deklaratën e tij

Mauro Icardi u shfaq i zhgënjyer për humbjen kundër Barcelonës. Ai mendon se skuadra e tij e humbi ndeshjen në pjesën e parë.

“Mendoj se diferencën sot e bëri pjesa e parë, ku nuk luajtëm në standardin e Inter. Lamë shumë hapësira dhe i lejuam të kontrollonin lojën.

“Në pjesën e dytë, bëmë më mirë dhe detyruam Barça-n të bënte pasime të gabuara, por duhet të kishim bërë më shumë me mundësitë e krijuara.

“Nuk jam shumë i lumtur me paraqitjen, sepse mund ta kishim nisur mirë që nga minuta e parë. Tani duhet të bëjmë një paraqitje të madhe në San Siro dhe të marrim pikët.

Sport Inter Mauro Icardi