Instituti i Gjeoshkencave, Energjisë, Ujit dhe Mjedisit ka bërë parashikimin e motit për ditën e sotme në vend. Sipas IGJEUM, gjatë ditës së sotme nuk priten reshje në të gjithë vendin.
Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë VIRAL në facebook : PAMFLETI
Por temperaturat do të kapin “rekorde”… Zonat bregdetare nuk do t’i njohin akoma temperaturat me minus, pasi do të variojnë nga: 0 / 6 °C; më pas në vendet e ulëta varion nga: -3 / 5 °C; ndërsa në vendet malore: -14 / -3 °C. Sa i përket erës, ajo pritet të fryjë e lehtë deri mesatare.