Vesa Luma dhe Big Basta janë një ndër çiftet më të dashur për publikun. Ata janë mjaft aktiv në rrjetet sociale ku shpesh ndajnë me ndjekësit momente të ndryshme nga jeta e tyre personale si dhe ajo profesionale.
Këngëtarja shumë e dashur për publikun, Vesa Luma është rikthyer këto ditë në Zelandën e Re, ku e priste bashkëshorti Big Basta. Çifti prej dy vitesh jetojnë atje së bashku me djalin Lian, por këtë verë Vesa e kaloi në Shqipëri për të përfunduar projektet e saj.
Pas rikthimit në Zelandën e Re, Vesa ka nisur punën dhe këtë na e ka treguar me postimet e fundit në Instastory.
Këngëtarja mesa duket është bërë mësuese muzike sepse filmon djalin dhe disa fëmijë të tjerë duke i rënë veglave muzikore në një klasë. “Te puna mamit”, shkruan Vesa në një postim ku shfaqet Liani.
Kujtojmë se Vesa dhe bashkëshorti i saj nuk janë të parët që kanë marrë vendimin për të braktisur Shqipërinë në mënyrë që të ndërtojnë një jetë më stabël jashtë, një rrugë të tillë prej vitesh e kla zgjedhur Bleona Qerreti dhe shumë të tjerë. Sipas statistikave numri i shqiptarve që po largohen është i frikshëm.