Aktualitet20 Nëntor 2018, 11:35

Ilaçi më i fortë që ndalon menjëherë dhimbjen e stomakut dhe ndalon kollën: Përzieni qumësht të ngrohtë me sodë buke

Shkruar nga Pamfleti
Ilaçi më i fortë që ndalon menjëherë dhimbjen e

Soda e bukës është një përbërës fantastik që krahas recetave të gatimit gjen përdorim të veçantë në shumë kura shëruese natyrale.

Më poshtë keni një kurë të vjetër me përbërës kryesor sodën e bukës dhe qumështin për të luftuar kollën dhe fytin e acaruar nga e ftohura por njëkohësisht edhe për shëndetin e mirë të stomakut. Duke qenë se është pikërisht periudha kur me uljen e temperaturave, gripi dhe virozat shoqërohen përherë me dhimbje fyti dhe kollë kjo është një nga metodat më të mira natyrale për të mbrojtur shëndetin nga e ftohura dhe problemet e shkaktuara më sipër.

Konsiderohet si metoda më e shpejtë natyrale dhe më efikase në lehtësimin e fytit të acaruar dhe largimit të kollës nga e ftohura. Ai vepron menjëherë duke lehtësuar dhimbjet e fytit dhe duke larguar kollën gjithashtu. Krahas këtij efekti mirëbërës, qumështi i ngrohtë me sodë buke ndihmon sistemin tretës të mirëfunksionojë.

Kjo kurë rekomandohet që të pihet për dy javë rresht në muaj çdo mëngjes, para ose pas ushqimit. Më pas, kura ndërpritet dhe mund të përsëritet disa herë në vit. Megjithatë për përsonat që kanë probleme me stomakun rekomandohet që të këshillohen më parë me mjekun.

Mjafton të shtoni një lugë kafeje me sodë buke në një gotë me qumësht të ngrohtë. Përziejeni dhe më pas konsumojeni. Në rastin e problemeve me fytin dhe kollën rekomandohet të konsumohet një orë para se të flini. Ndërsa për tretjen e mirë dhe shëndetin e stomakut, e njëjta kurë rekomandohet të pihet në mëngjes.

Të tjera përdorime

Qumështi me sodën e bukës kanë përdorim të gjerë edhe për shëndetin e lëkurës. Krijimi i një paste me 2 lugë çaji qumësht dhe 1 lugë çaji sodë është shumë i rekomandueshëm për lëkurën e fytyrës. Mjafton të përgatisësh këtë masë, ta aplikosh në fytyrë ta mbash përreth 15 minuta e më pas ta shpëlani me ujë të vakët. Kjo masë do të ndihmojë në rigjenerimin e lëkurës së fytyrës dhe mund ta përdorni një herë apo edhe dy herë në javë.

Shendeti