Aktualitet12 Qershor 2019, 23:26

Ilir Meta i sëmurë nga stresi dhe frika,ndëshkimi i ngre tensionin. I shurdhër para mediave

Shkruar nga Pamfleti
Ilir Meta i sëmurë nga stresi dhe frika,ndëshkimi i ngre

Ilir Meta i sëmurë nga stresi dhe frika,ndëshkimi i ngre tensionin. I shurdhër para mediave

Presidenti ka qënë shumë i sëmurë, tensioni i lartë e aritmia e zemrës, i kanë sjellë probleme me dëgjimin. Përpos paranojës së përhershme se SHBA dhe BE e duan në burg, ai ka mësuar se mund të përballet së shpejti me drejtësinë për zullumet që ka bërë. Ndaj është stresuar

Ka qënë e pazakontë mënyra se si presidenti i Republikës Ilir Meta është shfaqur në konferencën e shtypit pasditën e djeshme.

Nisja e procedurave nga mazhoranca socialiste për shkarkimin e tij nga posti i kreut të shtetit, e ka detyruar Metën që të dalë në gjendje shumë të rënduar shëndetësore para mediave.

Për herë të parë publiku shqiptar kanë parë një president që kërkonte t’i përsëriteshin pyetjet nga dy herë duke vënë dorën në vesh, pasi thoshte se ishte shumë sëmurë dhe nuk dëgjonte asgjë.

Një dyzim ky mes të sëmurit dhe tregimit të muskujve ndaj Ramës, mazhorancës, SHBA dhe BE, çka tregon qartë shkakun se pse Ilir Meta para mediave u shfaq i acaruar.

Ndonëse e kishte më të lehtë që t’i përmbahej qëndrimit të tij, është në të drejtën e vet si kryetar i shtetit, sipas të cilit vendimi për anulimin e zgjedhjeve është marrë me qëllimin e mirë të parandalimit të konfliktit civil e destabilizimit, si dhe dhënies kohë politikës që të arrijë një kompromis.

Burime nga stafi i tij i ngushtë në Presidencë bëjnë me dije se Meta ka qënë vërtetë shumë i sëmurë në dy ditët e fundit, dhe tensioni i lartë e aritmia e zemrës, i kanë sjellë probleme dhe me dëgjimin.

Mësohet se ka qënë nën një trajtim mjekësor intensiv, për shkak të problemeve me tensionin e lartë të gjakut, probleme që kanë ardhur dhe për shkak të stresit të madh nga situata aspak e favorshme me të cilën po prezantohet nga dita në ditë.

Duke qënë në krye të shtetit, normalisht që Meta ka informacione më eksluzive dhe të detajuara se çfarë ndodh në Shqipëri dhe çfarë pritet te ndodhë në të ardhmen.

Me sa duket përpos paranojës së përhershme se SHBA dhe BE e duan në burg, ai ka mësuar se mund të përballet së shpejti dhe me drejtësinë e re për zullumet që ka bërë.

Ngritja e SPAK dhe Byrosë Kombëtare të Hetimit dhe frika e ndëshkimit nga drejtësia e re ka bërë që Meta të ketë tension të lartë gjaku dhe bllokim të dëgjimit./Pamfleti/

Kryesore Ilir Meta i sëmurë nga stresi dhe frika ndëshkimi i ngre tensionin. I shurdhër para mediave