Aktualitet23 Prill 2018, 18:15

Ilir Meta ka kapur gjykatat, burri i anëtares së Kushtetueses Altina Xhoxhaj këshilltar ligjor i Presidentit. E trashëgoi ng

Shkruar nga Pamfleti

Ilir Meta ka kapur gjykatat, burri i anëtares së Kushtetueses Altina Xhoxhaj këshilltar ligjor i Presidentit. E trashëgoi nga Nishani, e mbajti për "ditë të zezë"

Altina Xhoxhaj, anëtare e Gjykatës Kushtetuese nuk ka justifikuar pasurinë e saj dhe të bashkëshortit Arben Idrizi.

“Pamfleti” shfaqi i pari shqetësimin publik se Gjykata Kushtetuese “shuhet” pas vendimit të sigurtë të KPK për përjashtimin e Xhoxhajt nga sistemi i drejtësisë.

Me gjithë mbrojtjen e Avokates së Popullit Erinda Ballanca që e shfaqi hapur mbështetjen teksa mori pjesë sot në seancën e KPD, Altina Xhoxhaj për shkak të pasurisë marramendëse dhe të pajustifikuar do të përjashtohet nga sistemi i drejtësisë.

E drejta ligjore dhe e zotit është që Xhoxhaj të kalojë dhe në ndjekje penale dhe nëse pasurinë nuk arrin tamam dhe ligjërisht ta justifikojë të bëjë dënimin që meriton sipas ligjit dhe mbi të gjitha të kthejë paratë e tepërta në arkën e shtetit shqiptar. Ka abuzuar me uniformën e gjyqtarit, aq më tepër me uniformën e anëtarit të Gjykatës Kushtetuese.

Deri këtu është pjesa jonë që merremi me Altinën si gjyqtare në largim e Gjykatës Kushtetuese dhe shuarjes së kësaj gjykate që ka vetëm 4 anëtarë efektivë nga 9 anëtarë që duhet të ketë.

Kemi shkruar disa herë se gjyqtarët dhe prokurorët shqiptarë, sidomos ata të niveleve të larta kanë pasur gjithnjë mbështetje të fortë politike. Ndaj kanë bërë çfarë kanë dashur kundrejt ndereve ndaj politikanëve të lartë që i kanë emëruar aty dhe i kanë mbështetur politikisht.

Dhe gjyqtarja e Gjykatës Kushtetuese Altina Xhoxhaj nuk i ka shpëtuar mbështetjes politike ndaj bënte si “sulltaneshë” kur ishte anëtare në Gjykatë dhe sot bënte si nevrike e madhe që po i shkelen të drejtat, pasi nuk i është verifikuar mirë pasuria marramendëse sipas saj.

Më konkretisht, Arben Bejkush Idrizi, bashkëjetuesi dhe më vonë bashkëshorti i Altina Xhoxhajt, anëtare e Kushtetueses që nga viti 2012 dhe në vijim është këshilltar ligjor i Presidentit të Republikës.

Menjëherë sapo Bujar Nishani, kamikazi i Berishës asokohe kryeministër, u bë President të parin këshilltar që mori ishte këshilltari ligjor, dhe më konkretisht Arben Bejkush Idrizi.

Idrizi vijoi dhe kur Presidencën e mori Ilir Meta dhe nuk ka pasur asnjë lëkundje ish kreu i LSI për të vijuar me zgjedhjen e Nishanit si këshilltar Ligjor.

Pikërisht Idrizi ka qënë këshilltar ligjor në momentet e përzgjedhjes së kandidatëve për anëtarë të Kushtetueses, për anëtarë të Gjykatës së Lartë dhe firmosjen e transferimeve të prokurorëve në Presidencën Nishani dhe ka vijuar në Presidencën Meta.

Pra në të gjitha vendimet e Këshillit të Lartë të Drejtësisë, ka pasur dorë këshilltari ligjor Arben Bejkush Idrizi bashkëshorti i anëtares në largim të Gjykatës Kushtetuese Altina Xhoxhaj.

Për të gjithë ata që dyshojnë në pohimet tona le të hyjnë në faqen e Presidencës dhe ta kërkojnë me këshilltar Ligjor Arben Idrizi dhe të del emri, foto dhe biografia e tij.

 


Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë VIRAL në facebook : PAMFLETI

“Lindi më 29 tetor 1971 në qytetin e Shkodrës. Në periudhën 1992-1995 ka ndjekur studimet për Punonjës Social pranë Universitetit të Sienës, Itali.

Në vitin 2000 ka përfunduar studimet dhe është diplomuar në Fakultetin e Drejtësisë, Universiteti i Tiranës.

Prej tetorit 2000-mars 2001 ushtroi profesionin e juristit, si asistent-avokat pranë një zyre ligjore në Tiranë.

Ka qenë nëpunës civil pranë Komisionit Qendror të Zgjedhjeve. Prej marsit 2001-maj 2011 punoi si Drejtor i Drejtorisë së Marrëdhënieve me Jashtë pranë KQZ-së.

Për disa vite ka kryer detyrën e anëtarit të Task Forcës Konsultative BE-Shqipëri në negociatat për nënshkrimin e Marrëveshjes së Stabilizim-Asiociimit.

Më 2 maj të vitit 2011 u largua nga KQZ-ja për të punuar pranë Prezencës së OSBE-së në Shqipëri, me detyrën Këshilltar Ligjor Vendas për Zgjedhjet, të cilën e ka kryer deri më 25 korrik 2012, kur u emërua Këshilltar Ligjor pranë Presidentit të Republikës….”, thuhet mes të tjerave në jetëshkrimin e Arben Idrizit të publikuar në faqen e Presidencës.

E sollëm këtë fakt për të treguar se politika e ka pasur dhe vijon ta ketë nën “hyqëm” dhe nën komandë sistemin e drejtësisë me të gjitha format.

Kampionët e kapjes së sistemit të drejtësisë janë Sali Berisha dhe Ilir Meta.

Presidenti Meta lufton deri në pikën e fundit për ta pasur drejtësinë nën kthetra. Por ditët po i mbarojnë Presidentit…/Pamfleti.com

codramol
smile

Kryesore Altina Xhoxhaj Arben Idrizi Ilir Meta