Kryeministri Edi Rama komentoi edhe përplasjet e fundit me Ilir Metën në gjuhën e komunikimit.
Kryeministri referuar deklaratave të fundit të Presidentit, ku ky i fundit i referohej dhe si ” qen bir qen”, Rama tha:
“Unë se akuzoj, unë them atë që do, cfarë kërkon ai? Ilir Meta kërkon pushtetin jo balancën për pushtet, Ai ka një ndërmarrje të ngritur për të nxjerrë përfitime në kurriz të partisë së madhe, që të marrë vetë indulgjencat e pushtetit, dhe kjo parti drejtohet nga zonja e parë e Shqipërisë.
Ai tani nuk e lë dot, ndërmarrjen e gruas pa punë, Ai ka marrë cdo gjë nga Shqipëria. Duke qenë presidenti, ai nuk e bën, këtë, po del thotë unë jam nga Skrapari sikur është presidenti Skraparit.
Unë jam nxënës i Konicës dhe Nolit. Gjuha mund të jetë lule ose shpatë, unë skam dalë ndonjëherë të flasë si Meta. Ai del i dehur nëpër ato intervista”./tch/