Ilir Meta nxit larjen e hesapeve mes bandave, priten të tjera atentate e vrasje mafioze

Ilir Meta nxit larjen e hesapeve mes bandave, priten të tjera atentate e vrasje mafioze

Vala e atentateve dhe larjeve të hesapeve do të vazhdojë, duke shfrytëzuar turbullirën që ka krijuar politika, me në krye mafiozin Ilir Meta

Presidenti Ilir Meta po kontribuon në rizgjimin e bandave më të rrezikshme në Shqipëri, pas disa goditjeve që morën javët e fundit, falë edhe bashkëpunimit me autoritetet gjermane.

Vendimi i Ilir Metës për të lënë pa drejtues Ministrinë e Brendshme duket se po nxit bandat dhe grupet kriminale në Shqipëri për të larë hesapet e vjetra mes tyre. Grupet kriminale po shfrytëzojnë vakuumin në krye të Ministrisë së Brendshme dhe përgjumjen e policisë, duke organizuar atentate mafioze.

Në një kohë kur Edi Rama dhe Ilir Meta po grindeshin në distancë me njëri-tjetrin për mosdekretimin e Sandër Lleshit si ministër të Brendshëm, një grup ende i paidentifikuar kriminal po organizonte një antentat ndaj njërit prej kapove kryesore të Vlorës.

Atentati u finalizua në Durrës, duke vrarë dy persona, miq të Emiljano Shullazit. Ka dyshime të forta se vala e atentateve dhe larjeve të hesapeve do të vazhdojë, duke shfrytëzuar turbullirën që ka krijuar politika, me në krye mafiozin Ilir Meta./Pamfleti

error: Ndalohet ribotimi i artikullit! E drejta e autorit pamfleti.net.
WhatsApp Denonco tek Pamfleti