Politike24 Korrik 2019, 13:56

Ilir Meta pret formimin e Gjykatës Kushtetuese, kërkon shpalljen anti kushtetues të ligjit për Teatrin

Shkruar nga Pamfleti
Ilir Meta pret formimin e Gjykatës Kushtetuese, kërkon shpalljen anti

Ilir Meta pret formimin e Gjykatës Kushtetuese, kërkon shpalljen anti kushtetues të ligjit për Teatrin

Presidenti i Republikës Meta depozitoi kërkesën në Gjykatën Kushtetuese për të  për shpalljen antikushtetuese të ligjit për shembjen e godinës së Teatrit Kombëtar. Meta tha se ligji është një simbol, kryevepër ku si asnjëherë më parë kryhet në harmoni, një krim kushtetues kombëtar kulturor.

Në një deklaratë për mediat pas dorëzimit të padisë tha se ishte në Gjykatë për të ndalur atë që e quajti “Rule of oligark”.

Por i pyetur nga gazetarët se përse e dekktoi si vendim në mungesë të Gjykatës Kushtetuese, Meta nuk dha një përgjigje të prerë.

“Në radhë të parë dua të theksoj rëndësinë e madhe që ka ky akt sot. Në koherencë me përpjekjet e mia në raport me kuvendin, qeverinë, të përfshira në këtë proces kriminal të kapjes më flagrante të shtetit në dhunim të rendin kushtetues dhe njëkohësisht në kundërshtim të plotë edhe me interesat kombëtare. Ligji është një simbol, kryevepër ku si asnjëherë më parë kryhet në harmoni, një krim kushtetues kombëtar kulturor, e gjitha në interesa të asaj që mund ta quaj rregull i oligarkëve.

“Dua t’i siguroj të gjithë se do të veprojë drejtësia shqiptare e ndërkombëtare ndaj rilindësve lokalë e ndërkombëtarë që ka lënë vendin pa gjykatë kushtetuese. Nuk jemi rastësisht pa Gjykatë Kushtetuese dhe fajin nuk e ka reforma, Jo. Reforma e votuar me 140 vota në Kuvendin e Shqipërisë në mesnatën e 22 korrikut nuk e linte Shqipërinë pa gjykatë.Pa gjykatë kushtetuese e la ‘Rama-forma’

Dhe është Ramaforma ajo shkatërroi KED-në në 2017 dhe KED në 2018 dhe përpiqet me gjithë format për të kapur këtë institucion. Të jeni të sigurt se edhe drejtësia shqiptare edhe drejtësia ndërkombëtare  do të veprojë një ditë për të gjithë ata që janë përfshirë në këtë krim që është simbol i kapjes së shtetit. Prishja e Teatrit është një krim kushtetues, përpjekje për të instaluar me dhunë “Rule of oligarchs”. Nuk ka forcë në Botë që më ndalon mua për të vënë para drejtësisë rilindasit që kanë goditur reformën për ti dhënë drejtësinë oligarkëve”, u shpreh Meta.

Politike Ilir Meta Tetari