Aktualitet17 Shtator 2019, 12:14

Ilir Meta provokon zjarr në Presidencë për të zhdukur dosjet, shkëndija elektrike alarmon zjarrfikësit

Shkruar nga Pamfleti
Ilir Meta provokon zjarr në Presidencë për të zhdukur

Ilir Meta provokon zjarr në Presidencë për të zhdukur dosjet, shkëndija elektrike alarmon zjarrfikësit

Garda lajmëron forcat zjarrfikëse për një zjarr në katin e nëndheshëm ku gjendet bodrumi. Aty janë dokumentet e rëndësishme, përfshirë informacionet e klasifikuara si sekret shtetëror që dërgohen nga SHISH e organet e tjera ligjzbatuese te Presidenti. Teksa afrohet dita e shkarkimit si president, Ilir Meta po merr masa për të “pastruar” dokumentacionin kompromentues, dhe për këtë arsye sajon zjarr për të justifikuar ndërhyrjen. Akte të tilla kanë ndodhur dhe në Kryeministri, Ministrinë e Brendshme dh e institucione të tjera

Mbrëmë ka pasur alarm për rënien e një zjarri në godinën e Presidencës, ndonëse lajmi ka mbetur në kuadër të marrëdhënieve mes këtij institucioni dhe repartit të zjarrfikësve.

Mësohet se ndërsa ka pasur një njoftim për ekzistencën e një shkëndije elektrike në katin e bodrumit të Presidencës, është vënë në alarm reparti zjarrfikës, forcat e të cilit janë vënë në lëvizje të menjëherëshme.

Sipas informacionit, Garda që ruan Presidencën sapo ka konstatuar shkëndijën elektrike ka kërkuar praninë e zjarrfikësve si masë paraprake për të parandaluar shpërthimin e një zjarri të mundshëm në përmasa akoma më të mëdha.

Mënjëherë forcat e zjarrfikësve kanë shkuar në bodrumin e Presidencës dhe kanë marrë nën kontroll situatën, duke shuar zjarrin, i cili rrezikonte të përfshinte tërë godinën.

Përtej lajmit, mësohet se në këtë kat ndodhen dokumentet e rëndësishme të Presidencës, përfshirë dhe informacionet e klasifikuara si sekret i lartë shtetëror, të cilat dërgohen sipas ligjit nga SHISH dhe organet e tjera ligjzbatuese, tek Presidenti.

Teksa afrohet dita e shkarkimit si President i vendit, Ilir Meta me sa duket po merr masa drastike për të “pastruar” dokumentacionin kompromentues, dhe për këtë arsye sajon zjarre pikërisht në bodrumin e Presidencës, ku gjenden provat e rënda për të.

Meta nuk është “dorëjashtë” në abuzimet me paratë e Presidencës, “dorovinë” e këshilltarëve të jashtëm, të emëruar e të paemëruar, apo dhe të femrave që paguhen rëndom për shërbime ekstra në institucionin më të lartë të shtetit.

Djegia e dokumenteve komprometuese nuk është një gjë e re për drejtuesit e lartë të shtetit shqiptar, pasi një gjë e tillë është bërë dhe tek Kryeministria, Ministria e Brendshme apo munistri të tjera, që janë përfshirë nga zjarre të shkaktuara nga “shkëndijat elektrike”./Pamfleti

Kryesore Ilir Meta provokon zjarr në Presidencë për të zhdukur dosjet shkëndija elektrike alarmon zjarrfikësit