Imami shkon te PD, ‘rreh’ Bashën para të gjithëve dhe ikën: Kush humbet, të largohet

Demokrati Arben Imami, ka shpërthyer sërish kundër lidershipit të PD-së duke e quajtur si të paaftë.



Sipas Imamit, Basha nuk është nëgjendje të japë përgjigje. Sipas tij, çdo kryetar që humbet zgjedhjet, duhet të largohet.

Grupi i punës i caktuar më herët për të mbledhur rekomandimet dhe propozimet po i prezanton ato para anëtarëve të kryesisë.

Dokumenti në fjalë, prej disa pikësh po prezantohet nga Sekretari i Përgjithshëm Arben Ristani.

Por anëtari i kryesisë Arben Imami ka shprehur rezerva për draftin.

Ai e ka lënë mbledhjen pasi është shprehur se duhet garantuar dorëheqja e kryetarit në rast të humbjes në zgjedhje.

“Kryetari nuk jep dot përgjigje për këto gjera. Nuk më duket e arsyeshme që kryetari të zgjidhet një herë në çdo dy vjet. Ai kur humb zgjedhjet duhet të largohet” – tha Imami duke dalë nga PD.