Ekonomi 5 Dhjetor 2018, 12:34

Indeksi i SDG 2018, Shqipëria ka kryer vetëm 1/3 e ‘detyrave të shtëpisë’ nga OKB, objektivat për zhvillim të qendrue

Shkruar nga Pamfleti
Indeksi i SDG 2018, Shqipëria ka kryer vetëm 1/3 e ‘detyrave

Indeksi i SDG 2018, Shqipëria ka kryer vetëm 1/3 e ‘detyrave të shtëpisë’ nga OKB, objektivat për zhvillim të qendrueshëm

Performanca e Shqipërisë në arritjen e objektivave të mijëvjeçarit (SDG) nga Kombet e Bashkuara është më poshtë mesatares rajonale. E renditur e 62-ta nga 165 shtete të ekzaminuara, Indeksi i SDG 2018 thekson se Shqipëria ka ende punë në përmbushjen e disa nga objektivave kryesore të vendosura, për pjesën më të madhe të të cilave kanë qëndruar në vendnumëro.

 

Indeksi i SDG 2018 ofron një kartë raportimi për performancën e vendeve në Axhendën 2030 dhe Objektivat e Zhvillimit të Qëndrueshëm (SDGs). Raporti vjetor tregon se si udhëheqësit mund të përmbushin premtimet e tyre dhe u kërkon vendeve të mos humbasin kohë për reforma të rëndësishme. Ajo është prodhuar nga Rrjeti i Zgjidhjeve të Zhvillimit të Qëndrueshëm (SDSN) dhe Bertelsmann Stiftung.

Ky indeks priret që të shpjegojë përparimin e vendeve drejt arritjes së SDGs dhe tregon fushat që kërkojnë përparim më të shpejtë. Sipas tij, detyrat e shtëpisë për Shqipërinë vijojnë të jenë: zero varfëri, barazi në punë, ndihmë për punësim, drejtësi dhe forcim i institucioneve. Ndërsa fushat ku ka bërë përparim gjatë monitorimit rezultojnë të jenë: aksione për ndryshimet klimatike, inovacioni në industri në ndryshme, përballueshmëria e përdorimit të energjisë.

Indeksi global i SDG dhe rezultatet sipas qëllimit mund të interpretohen si përqindje e arritjeve. Dallimi midis 100 pikëve të vendeve është distanca në përqindje që duhet të plotësohet për arritjen e SDG-ve dhe qëllimeve. Në rastin konkret, arritjet e Shqipërisë janë vetëm 31.1% nga 100 % të kërkuara për t’u implementuar. Në rajon, Serbia ka performuar më mirë se sa ne në detyrat e shtëpisë nga OKB, e renditur e 40-a, Maqedonia e renditur e 61-a, ndërsa Bosnjë – Hercegovina rezulton e fundit e 71-a.

Miratuar nga të 193 shtetet anëtare të OKB-së, programi i propozuar, që titullohet “Ta transformojmë botën: Programi për zhvillim të qëndrueshëm, 2030”, konsiston në një Deklaratë, 17 Objektiva për zhvillim të qëndrueshëm dhe 169 tregues të synuar, një rubrikë mbi mjetet e vënies në zbatim dhe partneritetin e ripërtërirë global dhe një kornizë për shqyrtim dhe ndjekje të ecurisë.

 

Cilat janë Objektivat për zhvillim të qëndrueshëm?

 

Ekonomi Indeksi i SDG performanca e Shqipërisë