Aktualitet20 Shtator 2018, 20:46

Infeksioni më vdekjeprurës

Shkruar nga Pamfleti
Infeksioni më vdekjeprurës

Tuberkulozi mbetet sëmundja më vdekjeprurëse në botë, përkundër faktit se vdekshmëria nga ajo ka rënë.  Sipas specialistëve, që nga viti 2000, rreth 54 milionë vdekje nga kjo sëmundje janë parandaluar, por shtetet ende nuk bëjnë mjaftuashëm për ta luftuar atë. Vërehet se në 2017, dhjetë milionë njerëz u infektuan me tuberkuloz, dhe 1.6 milionë vetë vdiqën.

 Infeksioni nuk i përgjigjet rifampicinës – ilaçit kryesor kundër sëmundjes. 

Tuberkulozi është një nga sëmundjet më të përhapura në botë. Disa shkencëtarë besojnë se rreth një e treta e popullsisë së botës është e infektuar nga kjo sëmundje.

Tuberkulozi është një sëmundje infektive ngjitëse e shkaktuar nga mykobakteri tuberkular, i cili në të kaluarën në gjuhën e përditshme njihej me emrin ‘’verem”. Zakonisht ky mikrob sulmon mushkëritë, por mund të prekë gjithashtu edhe organe të tjera të trupit të njeriut. Shumica e njerëzve të prekur nga infeksioni nuk zhvillojnë shenja klinike për një kohë të gjatë. Në këtë rast sëmundja cilësohet si tuberkulozi i fshehur.

 

Shendeti Infeksioni më vdekjeprurës