Info për studentët/ ALUIZNI i klikës Berisha-Rama-Metaj, ka grabitur 7.4 ha objekte e troje në “Qyteti Studenti”, ua ka falur privatëve

Info për studentët/ ALUIZNI i klikës Berisha-Rama-Metaj, ka grabitur 7.4 ha objekte e troje në “Qyteti Studenti”, ua ka falur privatëve

Kujtesë për prokuroren Arta Marku/ Interesimit të gazetarit të “PAMFLETI”, zyra e pazarxhiut Artan Lame, refuzoi t’i përgjigjej, duke mos dhënë informacion, lidhur me dosjet dhe emrat e personave, që kanë pushtuar dhe grabitur  këtë sipërfaqe, me çmim zyrtar 37 miliardë, 439 milionë, e 966 lekë të vjetra, por në listë janë emra analistësh presidencial e opozitarë, famijarë shtetarësh, gjyqtarë, kryepolicë, shefa pronash e hipoteke, prokurorë, deputetë…

 Sipas konkluzioneve zyrtare, të Auditimit Nr. 46, datë 30.04.2017 të KLSH, me VKM Nr. 403, datë 22.04.2009, me objekt “Inventari i pronave të paluajtshme shtetërore”, përcaktohet se “Qyteti Studenti”, duhet të ketë në pronësi e administrim, 248 mijë e 435 m2, por nuk i ka, mbasi afro 30 mijë ia kanë grabitur privatët, me “bekimin” e qeverisë në vitet 2006-2017.

Në sipërfaqen totale, 27 mijë e 604 m2 janë godina banimi për studentët, 24 mijë m2 janë rrugët lidhëse ndërmjet godinave, ndërsa 121 mijë e 174 m2, janë lulishte, mjedise sportive dhe ambiente të tjera, pjesë pronësore shtetërore e qendrës rezidenciale “Qytetit Studenti”.

Në territorin e “Qytetit Studenti”, bënë pjesë dhe godina e ish-Kinoklubit “Studenti”, me sipërfaqe 1315 m2 e cila, me Vendim Nr. 921 dt. 28.12.2010 të Ministrisë së Ekonomisë, ka kaluar në administrim të Rektoratit të Universitetit të Tiranës, për Fakultetin e Drejtësisë.

Nga territori i përgjithshëm 248 mijë e 435 m2 pronësi shtetërore, që kishte “Qyteti Studenti”, banda qeveritare ”Berisha-Rama-Metaj”, i kanë grabitur 74 mijë e 341 m2 (plus 7 m2), të cilat ua kanë dhënë në pronësi privatëve.

Sipas deklarimit zyrtar të Hipotekës Tiranë, sipërfaqja 74 mijë e 341 m2 (plus 7 m2), ose afro 7.4 hektarë truall e objekte të “Qytetit Studenti”, u është regjistruar subjekteve private ne Hipotekë, me vendime gjykate, me letra legalizimi të ALUIZNI-t dhe me vendime të Komisionit të Kthimit Pronave.

Skandali i zbuluar nga KLSH, thellohet më tepër, me faktin, që kjo sipërfaqe gjigande prej afro 7.4 hektarë tokë e objekte që i është zhvatur “Qytetit Studenti”, u është dhënë pa asnjë pagesë privatëve, gjoja si posedues objektesh të ndërtuara pa leje, të përfshira në legalizim, ndërkohë që Hipoteka, nuk duhej t’i regjistronte tapitë false Shaban e Artan, mbasi ligji, ndalon regjistrimin e pasurive private, brenda territore publike si shkolla, konvikte etj.

Mos u çuditni, por përveç paligjshmërisë së copëtimit, sipërfaqja e grabitur u është dhënë falas privatëve, vlera e të cilës, referuar çmimit mesatar 50 mijë e 362 lekë/m2, përcaktuar sipas VKM Nr. 89, datë 03.02.2016, për dy zonat kadastrale Nr. 8160 dhe nr. 8190 të “Qytetit Studenti”, është 37 miliardë, 439 milionë e 966 lekë të vjetra (llogaria: 74,341.7 m2 x 50,362 lekë/m2).

Sipas raportit të KLSH, kjo sipërfaqe është zënë nga ndërtimet informale përpara viteve 2000, por të legalizuara nga ALUIZNI i Shabanit e Kollozit të qeverisë Berisha-Meta dhe nga Artan Lame i qeverisë Rama-Meta, të cilat pas marrjes së tapive, janë hipotekuar, po në kundërshtim të plotë me Ligjin nr. 9482, datë 03.04.2006.

E përsëri mos u cuditni, por 30% e kësaj sipërfaqeje të grabitur në “Qytetin Studenti”, vazhdon të jetë truall i lirë, por i rrethuar me mure e gardhe katundi, mbasi në Hioptekën e Tiranës, figuron e regjistruar, në pronësi të privatëve që e kanë marrë dhuratë nga pushteti Berisha, Rama, Metaj.

Por skandali, nuk mbaron me kaq, mbasi sipas raportit të KLSH, drejtorja Anila Shehu e “Qytetit Studenti”, ka deklaruar se nuk disponon (nuk tregoi) asnjë dokument zyrtar, lidhur me grabitjen e kësaj pasurie, me sipërfaqe 74 mijë e 341 m2 (plus 7 m2).

Kjo pasuri është zhvatur falur me vendime qeverie, hipoteke e ALUIZNI, në kundërshtim me Ligjin nr. 9482, datë 03.04.2006 dhe VKM nr. 280, datë 01.04.2015, të cilët përjashtojnë legalizimin ose khimin e pronave, brenda vijave kufizuese (territoreve) në institucione shtetërore, kampuse studentore, konvikte shkollore, qendra sociale, shkolla, çerdhe e kopshte fëmijësh, spitale, qendra shëndetësore shtetërore.

Sa për kujtesë, KLSH i ka lënë detyrë drejtores Anila Shehu të “Qytetit Studenti”, që brenda datës 31.12. 2017, (deri para 1 vit), të nis procedurat ligjore së bashku me Bashkinë e Tiranës si pronare, me Ministrinë e Arsimit dhe Këshillin e Ministrave, për të rikthyer teritoret e grabitura, por kjo nuk është zbatuar./Pamfleti



Loading...
Loading...
Loading...

ligji 35
WhatsApp Denonco tek Pamfleti