Cilët janë bosët e 12 kullave/ Në përgjime, dalin qartë lidhjet në pazaret lavatariçe, bërë mes “Princit” Antonio Gallo të Ngradgheta dhe “sulltanit” e “princit” të “Rilindjes” Erjon Veliaj e deri tek dy Ilirët, Meta e Kulla të presidencës; gjë që detyron drejtësinë shqiptare, të hetojë dhe biznesin me sipërfaqe 100 hektarë tokë publike, dhuruar ndërtuesit arab për Port-Kullash bregdetare në Durrës, firmosur nga “krye-princi” i PPP-ve Arben Ahmetaj në Dubai
Siç deklaroi, SPAK do kërkojë të dhëna zyrtare nga Anti-Mafia Italiane, lidhur me përgjimet që kanë si objekt, aktivitetin kriminal me tenderat në spitale, ushqime, koncesione ekonomike e leje ndërtimi kullash në Tiranë-Durrës.
Tashmë, shefat e Ndragheta, kanë deklaruar në “bisedat e punës” me njeri-tjetrin; se kundrejt ryshfetit 20%, kanë futur në “rrjet” shefat e kupolës partiake-qeveritare e presidenciale në Shqipëri, duke marrë çfarë të duan e nuk i kontrollon asnjë institucion.. as polcia e as drejtësia.
Këto deklarime të “Princit” të Ndragheta, janë faktuar me 22 tenderët sekret “Covid” në vlerë totale 33 milionë Euro; ku maskat, veshjet e mjekëve, dorezat, gazi mjekësor e alkoli, u blenë pa garë e me çimime 10 herë më të larta se tregu në Itali.
Fakt, është mishi dhe qumështi kontrabandadë e me “Salmonelë”, i kapur në Durrës, për të cilin u zhdukën hetimet sepse ishte aktivitet i “Princit” italian, klient i “princit” të bashkisë Tiranë; ndaj këto produkte vazhdojnë futen masivisht në Shqipëri, me domimin 80% të tregut e tenderëve ushqimorë.
Fakt, janë lejet për 52 kullat mbi 15-20 kate në qendër të Tiranës, në zonën rekreative si Liqeni, Kodra e Diellit dhe pikat hyrëse të kryeqytetit: Rruga e Elbasanit, Dogana. Unaza e Re, Qyteti Nxenësve.
SPAK bën mirë, që do t’i kërkojë informacion Anti-Mafies Italiane, lidhur me pazaret që kanë deklaruar shefat e Ndragheta-s, bërë me shefat e pushtetit në Shqipëri dhe urojmë të mos bjerë edhe vetë në “rrjetën” e tyre.
Por së pari, duhet të fillojë hetimin, me dosjet e lejeve të 52 kullave, që kanë dhënë Rama-Veliaj në Tiranë, Durrës, Vlorë; madje edhe për projektin sekret të kompleksit privat 100 hektarë tokë publike, dhuruar ndërtuesit arab, për Port-Kullash bregdetare në Durrës, firmosur nga “krye-princi” i PPP-ve Arben Ahmetaj gjatë piknikut qeveritar në Dubai.
Dosjet e lejeve, janë në KRRT e në Bashkinë-Tiranë, ndërsa kullat janë ngritur e janë në proces ndërtimi në qendër të Tiranës, të Liqeni e zona të tjera; së fundi edhe 3 kulla gati në Sheshin e Flamurit-Vlorë e 7 kulla në Qerret-Kavajë.
Kullat po ndërtohen në pikat kyqe të Tiranës, ndërsa kulla “Ervin Mata” 100 metër e lartë, po ndërtohet 100 metër larg policisë kriminale; ndërkohë që kulla “Avdiaj-Mata”, po ndërtohet 30 metër larg ministrisë së Brendshme dhe po mbulon Kullën e Sahatit.
Është shumë e thjeshtë, por së pari detyrim ligjor, që SPAK ta fillojë hetimin, nga emrat dhe aktiviteti i bosëve që kanë kërkuar lejet; nga ata që i financojnë dhe nga ata që i shfrytëzojnë kullat.
Pastaj, të ndalet tek ata që i kanë dhënë lejet; duke hetuar procedurat dhe zbatimin e ligjit në caktimin e shesheve të ndërtimit, trojeve dhe për kriteret e dhënies së lejeve e miratimit të investimit të kullave në Tiranë.
Në ligjin për lejet e ndërtimit dhe investitorët me kapital mbi 10 milionë lekë të reja, detyrohen 7 kritere të forta, të pashmangshme që duhen plotësuar nga investitori ndërtues kullash, të cilat duhen pasqyruar në dosje, para se të kërkohet dhe jepet leja e ndërtimit.
Zotërinj të SPAK, ja 7 kriteret ligjore për të dhëne leje ndërtimi objekti, me vlerë mbi 10 milionë lekë të reja:
- Kur investitori është i huaj, çertifikatë statusi penal nga shërbimet speciale të shteti/shtetet ku jeton e ushtron aktivitet; dhe informacion nga agjencitë partnere të anti-krimit.
- Informacion shkresor personal me nënshkrim nga investitori/ndërtuesi objektit, për burimin financiar, qoftë me prejardhje direkte nga puna, ose i tërthortë.
- Konfirmim nga bankat dhe shoqëritë e sigurimeve, për transaksionet se nga vjen burimi financiar dhe veprimet e transfertave, që bëhen nëpërmjet tyre për hyrje në Shqipëri.
- Verifikim nga Drejtoria e Parandalimit të Pastrimit të Parave, për burimet financiare, që do përdoren në objektet kulla biznesi+banimi, pallate, resorte, rezidenca vilash etj.
- Verfikim në QKB, për bazën e të dhënave të biznesit: data e themelimit, kapitali, ortakët, veprimet noteriale, ndryshimi ortakëve, motivet dhe adresa e banimit.
- Informacion nga Anti-Krimi Ekonomik-Financiar në Policinë e Shtetit; nga SHISH, Prokuroria dhe Anti-Terrori, lidhur me aktivitetin e investitorit/ndërtuesit, apo administratorit në Shqipëri.
- Certifikatë Sigurie, dhenë nga Drejtoria e Sigurimit të Informacionit të Klasifikuar (DSIK), për personin ose grupin investitor/ndërtues dhe për biznesin, që kërkon leje ndërtimi me kapitale mbi 10 milionë lekë të reja (pallate, kulla, resorte).
PYETJE: – A janë zbatuar këto kritere ligjore, për burimin financar dhe statusin penal, të investitorëve të kullave që kanë miratuar Edi Rama e Erjon Veliaj, mes tyre dhe për grupin mafioz “Ndragheta”?
Redaksia “Pamfleti”, i referon SPAK’ut si indicie, faktin se këto kritere ligjore, janë futur me dokumente të falsifikuara, në dosjet e lejeve për kulla që i janë dhënë krye-kumarxhiut Dajlan Avdiaj (Abdi) e Natasha Mata; krye-trafikantit Ervin Luan Mata, motrës së Vilma Nushit dhe ndërtuesve “misteriozë”, emrat e të cilëve do ti bëjmë publikë në ditët në vazhdim..
NË VIJIM/ “Historiku” i bosëve të kullës te Sahati, të kullës te ish-Ekspozita dhe të 12 kullave kryesore në Tiranë; e mbi çfarë “themele” financiare po i ngrenë ato, me miratim e falsifikime dosjesh nga “princat” e 20%-it?/Pamfleti